Gazeta Shqiptare

Rama: PD, në Kuvend, të provojë që nuk do bllokimin e vetingut

PS mbledh grupin, porosia për deputetët: Mos u merrni me protestën “Asnjë përçmim për protestues­it, s’biem në grackën e Saliut”

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama u kërkoi dje deputetëve në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamenta­r që të intensifik­ojnë takimet dhe punën në bazën e partisë dhe të mos merren me protestën e PDsë. Burimet nga mbledhja e së hënës, bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se kanë qenë vetëm kryeminist­ri dhe kreu i grupit, Gramoz Ruçi ata që kanë folur dje. Rama e Ruçi u kanë thënë deputetëve që të mos bien në vorbullën e deklaratav­e të PD- së, edhe nëse ata rikthehen në seancën e ditës së enjte në Kuvend. Sipas Ramës, PD- ja po kërkon alibinë e radhës për humbjen që e pret më 18 qershor. “Ata kërkojnë gjëra që nuk varen nga ne. Ne nuk i kemi penguar, madje u kemi kërkuar që çdo shqetësim që ka të bëjë me zgjedhjet të adresohet në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Madje, kemi thënë se çdo kërkesë e opozitës për të cilën OSBE- ODIHR- i jep mbështetje, ka automatiki­sht edhe mbështetje­n tonë”, - mësohet të jetë shprehur Rama. “Nuk duhet asnjë përçmim për protestën dhe protestues­it. Të mos biem në grackën dhe batakun ku ra Saliu, që denigronte protestat tona. Protestues­it duhet të kenë respektin tonë. Organizato­rët e protestës janë çështje më vete, pasi ata kanë qëllime plotësisht të kundërta me ato që thonë. Ata kanë frikë nga vetingu dhe reforma në drejtësi”, - mësohet të jetë shprehur Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamenta­r. Sipas burimeve, Rama mësohet të jetë shprehur se nëse PD- ja e do vërtet zbatimin e vetingut dhe reformën në drejtësi, të vijë në parlament për të votuar ngritjen e institucio­neve të reja. “Vetëm kështu mund të provojnë se kjo protestë nuk ka për qëllim bllokimin e vetingut. Nëse opozita bojkoton parlamenti­n dhe bllokon vetingun, atëherë del qartë qëllimi i protestës: frika e opozitës nga vetingu”, - ka thënë kreu i PS- së. “Nga pikëpamja politike, kjo është një dhuratë për ne. Nga pikëpamja e interesit të vendit, kjo është një goditje e rëndë që synon të shpëtojë prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar nga vetingu”, - komentoi ai.

POROSITË

Nga ana e tij, kreu i grupit parlamenta­r, Gramoz Ruçi përsëriti kërkesën e tij të përhershme, duke kërkuar më shumë vëmendje dhe përkushtim nga deputetët gjatë diskutimev­e për projektlig­jet. Rama dhe Ruçi i kanë mëshuar fort pjesës së punës që u përket deputetëve në këta muaj para fushatës për zgjedhjet e përgjithsh­me. Objektivi i PS- së tashmë është të rimarrë votat e zgjedhjeve të 2013- ës. Një nga porositë kryesore për deputetët është që të evidentojn­ë të gjitha pakënaqësi­të që kanë anëtarët apo elektorati dhe të mundin të zgjidhin, në koordinim edhe me ministrat apo drejtoritë rajonale, aq sa është e mundur shqetësime­t e qytetarëve. Deputetët socialistë, veç kësaj duhet të tregohen të kujdesshëm edhe në raportet me aleatët e LSI- së, të cilët ende nuk kanë një vendim përfundimt­ar nëse do të jenë me PS- në në koalicion. Por, ajo çfarë mësohet nga burime brenda PS- së, është se cilido që të jetë vendimi i LSI- së, PS- ja do të duhet të luftojë për votat e saj, në mënyrë që të mbajë rolin drejtues, në koalicion ose jo. Objektivi i PS- së tashmë është të rimarrë votat e zgjedhjeve të 2013- ës. Një nga porositë kryesore për deputetët është që të evidentojn­ë të gjitha pakënaqësi­të që kanë anëtarët apo elektorati dhe të mundin të zgjidhin, në koordinim edhe me ministrat apo drejtoritë rajonale, aq sa është e mundur shqetësime­t e qytetarëve.

 ??  ?? Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania