Gazeta Shqiptare

Prokuroria kërkon shenjat e gishtave për 8 zyrtarë

“Dekriminal­izimi”, hetime për 5 deputetë e 3 kryebashki­akë, sekuestroh­en dokumentet në KQZ Rakipi i PDIU: T’u jepet fund lojërave politike, jam i pafajshëm

-

Prokuroria e Përgjiths hme u bëri thirrje 8 zyr tarëve, 5 deputetëve dhe 3 kryebashki­akëve që të japin shenjat e gishtërinj­ve, për shkak të hetimeve për dekriminal­izimin. Sektori i Dekriminal­izimit në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me u ka kërkuar këtyre pesë deputetëve të paraqiten brenda 5 ditëve në Institutin e Policisë Shkencore dhe të japin shenjat e gishtave, me qëllim që të krahasohen me të dhënat që disponon deri në këto momente prokuroria nga institucio­net ligjzbatue­se të vendeve të huaja, bën me dije “BalkanWeb”. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se deputetët janë: dy nga PDIU, Omer Mano e Aqif Rakipi, Artan Gaçi nga PS, Gledion Rehovica nga LSI dhe Mhill Fufi nga PD. Po kështu, shenjat e gishtave janë kërkuar edhe për 3 kryebashki­akët e përmendur edhe pak ditë më parë: Kryebashki­aku i Pogradecit Eduard Kapri ( PD), kryebashki­aku i Poliçanit Adriatik Zotkaj ( PS) si dhe kryebashki­aku i Tepelenës, Tërmet Peçi ( PS). Në kuadër të hetimeve për dekriminal­izimin nga ana e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, për deputetë apo dhe kryetarë bashkish që kanë shkelur ligjin, sot oficerë gjyqësorë janë paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “News24” dhe “BalkanWeb” mësojnë se oficerët gjyqësorë do të sekuestroj­në dokumentet e KQZ- së lidhur me emrat që ata po hetojnë. Prokuroria ka dyshime se KQZ- ja ka kryer shkelje, pasi ka pranuar që shumë deputetë ta plotësojnë formularin e vetëdeklar­imit jashtë afatit të përcaktuar. Po ashtu, burime të rezervuara thonë për “BalkanWeb” se prokuroria mund të kërkojë edhe shenjat e gishtave të këtyre deputetëve që po hetohen. Në sajë të dekriminal­izimit, Prokuroria e Përgjithsh­me po heton një numër të madh deputetësh, ndërsa disave prej tyre u është hequr mandati. Këtu përmendim rastin e Dashamir Tahirit, Shkëlqim Selamit dhe kryebashki­akut Elvis Rroshi. Ndërkohë, rasti i Armando Prengës është i diskutuesh­ëm.

REAGIMI

Pas këtij lajmi, reagoi deputeti i PDIU- së, Aqif Rakipi, i cili u pa ditën e diel në kafe edhe me kryeminist­rin Rama. Në një postim në “Facebook”, Rakipi e cilësoi jonormale përmendjen e emrit të tij. Deputeti i PDIU- së tha se është i pafajshëm dhe se është i hapur për çdo hetim. “Sot u njoha nga shtypi - siç ndodh rëndom këta 3– 4 muajt e fundit - që Prokuroria e Përgjithsh­me ka kërkuar vazhdimin e verifikime­ve për personin tim. Në mënyrë të përsëritur po ju deklaroj që jam i hapur për çdo hetim dhe se nuk kam asgjë për të fshehur, i bindur në pastërtinë time. Kërkoj që t’i jepet sa më shpejt fund këtij verifikimi nga Prokuroria e Përgjithsh­me, sepse nuk është normale përfolja ime prej muajsh në media dhe opinion publik, duke shpresuar që të mos bëhet pjesë e lojërave politike”, u shpreh dje, deputeti i PDIU- së, Aqif Rakipi.

 ??  ??
 ??  ?? Prokuroria e Përgjithsh­me
Prokuroria e Përgjithsh­me

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania