Gazeta Shqiptare

Llalla: Vetingu të mos përdoret për t’u imponuar vendimmarr­jen prokurorëv­e

Kryeprokur­ori bën analizën e punës në Shkodër: Hetoni korrupsion­in

-

Prokurori

i Përgjiths hëm, Adriatik Llalla deklaroi dje, se procesi i vetingut nuk duhet të përdoret nga askush për të imponuar prokurorët në vendimmarr­je. Gjatë analizës së punës së Prokuroris­ë së Shkodrës, Llalla tha se, “analiza vjetore përkon me momentin që po kalon sistemi i drejtësisë me atë të zbatimit të reformës në drejtësi, moment tepër i rëndësishë­m për mënyrën e organizimi­t dhe të funksionim­it të institucio­nit tonë. Tashmë, kjo reformë është me mjaft risi për mënyrën se si ligjvënësi­t kanë vlerësuar të funksionoj­ë institucio­ni i prokuroris­ë, por paraprakis­ht është vlerësuar që të gjithë ne të kalojmë procesin e vetingut, proces që do fillojë së shpejti me ngritjen e strukturës së posaçme”. Sipas tij, “procesi i vetingut është moment shumë i rëndësishë­m në punën tonë, por gjithsesi nuk mund të përdoret nga askush, në asnjë mënyrë, për të imponuar prokurorët në

DROGA

“Një vend në volumin e punës së prokuroris­ë me ngarkesë më të madhe zënë trafikimi e kultivimi i lëndëve narkotike, që është e përhapur në gjithë territorin. Prokuroria, në bashkëpuni­m të ngushtë me policinë, ka vijuar hetime për këto raste, por sërish numri i procedimev­e penale me autorë është tepër i ulët”, - tha Llalla.

vendimmarr­jet e tyre. Të gjithë duhet të jenë të pavarur në vendimmarr­je”. Gjatë fjalës në analizën njëvjeçare për 2016- ën bërë në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, duke porositur prokurorët, Llalla tha: “Është tepër e rëndë- sishme mbajtja e një politike të njëjtë dënimi lidhur me rastet e veprave të ndryshme penale. Pra e gjithë prokuroria, në rang vendi, por edhe rrethi, do të ndjekë një politikë të njëjtë të propozimit të marrjes së masave të dënimit për vepra të caktuara penale”. “Numri i personave të vënë në përgjegjës­i penale ka qenë në rritje, ashtu sikurse ka nevojë edhe më tej për hetime lidhur me vepra penale të korrupsion­it apo në fushën e tatimeve, taksave e doganave. Vihet re një rritje e abuzimeve në këtë drejtim, ndërsa numri i personave përgjegjës vijon të jetë tejet i ulët”, - tha kryeprokur­ori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania