Gazeta Shqiptare

4 të rinjtë e protestës: Erdhëm nga Perëndimi të rrëzojmë Ramën

Organizato­rët e FRPD- së që programuan detajet në tendën para Kryeminist­risë Besart Xhaferri: Në Angli, dy orë në radhë për të votuar

-

Ata janë vetëm 4 prej tyre. Në tendën e ngritur para godinës së qeverisë i sheh të qeshur mes qindra të tjerëve. Ngjallin shpresë sepse vijnë nga Perëndimi. Janë shkolluar dhe kualifikua­r në SHBA, Angli, Francë, Portugali dhe Austri. Besart Xhaferri, Gjergji Meko, Luis Hoxha dhe Andi Muhametaj janë të rinjtë që i sheh në krye të protestës së opozitës. Ata thonë për “Gazeta Shqiptare” se nuk lëvizin që aty derisa Edi Rama t’i hapë rrugën një qeverie teknike. Për ta është e rëndësishm­e vota e lirë. Andej nga vijnë vota konsideroh­et si e shenjtë, ndaj dhe njëri prej tyre, Besarti, gjatë kohës që në Londër zhvillohes­hin zgjedhjet për kreun e PD- së në Angli, ka pritur dy orë në radhë për të votuar. Katër të rinjtë kanë krijuar një lidhje të fortë me PDnë, duke e nisur nga Forumi Rinor, ndaj ishin ata që propozuan protestën në çadër. Luisi ngjan pak si më “radikal”, sepse dyshon te dorëzimi i Ramës, ndaj grevën e urisë e shikon si një “plan B” në rastin më të keq. Djemtë janë gati të hyjnë edhe në grevë urie vetëm e vetëm që bashkëmosh­atarët e tyre në Shqipëri të mund të kenë një të ardhme më të mirë, e cila nis me garantimin e votës së lirë. Tek asnjëri prej tyre nuk ka shenja lodhjeje apo pesimizmi. Brenda çadrës kanë ideuar “këndin e rinisë”. Aty mblidhen të gjithë bashkë. I bien kitarës, lexojnë poezi, bëjnë biseda të shumta... E mbajnë veten zgjuar duke festuar derisa vijnë të tjerët, djemtë e turnit për t’i ndërruar. Dhe kështu vjen edhe një ditë e re, me shpresën se do të jetë dita që presin të gjithë...

BESART XHAFERRI

Besart Xhaferri ka studiuar në Angli për ekonomi. Që 19 vjeç hapi biznesin e tij në Angli me 12 veta. Ka një kompani që ka degët e veta në Shqipëri, Bullgari dhe Serbi. Në Shqipëri thotë se kishin vështirësi për shkak të burokraciv­e, taksave dhe presionit tatimor, ndërsa në Bullgari dhe Serbi gjetën lehtësira. “U ktheva në Shqipëri për të krijuar vende pune dhe jo për të kërkuar punë, por kjo hasi në vështirësi pasi nuk ka investues. Për shkak të biznesit tim unë njoh nga të gjitha partitë. Rekrutoj të rinjtë për t’u shkolluar në Angli. Por jam anëtarësua­r në FRPD pasi shoh frymën e ndryshimit. Dëshira ime personale është që të demaskoj këtë fasadë që e ka veshur Shqipërinë. Nuk lëviz nga Shqipëria derisa të arrijmë synimin tonë, që qytetarët shqiptarë të mund të votojnë të lirë. Unë do të lëviz nga ky shesh derisa të damkosim këtë fasadë dhe të sigurojmë votën e lirë. Kërkojmë të solidarizo­hen me ne, studentët, pedagogët, të gjithë qytetarët, pasi vetëm të bashkuar do të mund të garantojmë një të ardhme ndryshe”, - shprehet i riu me origjinë nga Skrapari. Besarti thotë se FRPD- ja ka detajuar të gjitha detajet nën tendë, duke krijuar edhe këndin e të rinjve, sepse në këtë mënyrë orët kalojnë më shpejt.

GJERGJI MEKO

Gjergji është një djalë i imët. Ndryshe nga të tjerët, ndihet paska i shqetësuar. Shikon herë KE,

përmes zëdhënëses Maja Koçijançiç apelon që debati politik të zhvillohet brenda parlamenti­t. Në këtë mënyrë, ajo i përcjell opozitës mesazhin se nuk duhet ta bojkotojnë Kuvendin, por debatin ta zhvillojnë brenda këtij institucio­ni. “Për ne, debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamenti­t dhe jo jashtë tij. Polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër- produktiv për ambicien e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE- së. Për këtë arsye, është e rëndësishm­e të tregohet vazhdimësi­a e parlamenti­t në një moment kyç, kur diskutohen e miratohen ndryshimet, në veçanti ato që lidhen me reformën e drejtësisë. Këto ndryshime kanë rëndësi thelbësore për të siguruar progresin e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën drejt

pas here celularin. Ka shtyrë bursën në Portugali vetëm prej protestës së opozitës. Në telefon komunikon me ambasadën portugeze sepse duhej të ishte atje, por është mes të rinjve të tjerë nën tendën përballë Kryeminist­risë. Madje ai thotë me shqetësim se ne këtu nuk kemi ambasadë portugeze, ndaj i duhet të shkojë në Romë në mungesë të saj. Më parë ka studiuar në SHBA dhe në Tiranë vjen për të kryer detyrën si qytetar, të kontribuoj­ë për një të ardhme më të mirë, duke filluar me garantimin e votës së lirë. “Jam i gatshëm të rri në shesh derisa të arrijmë synimin tonë, qeverinë teknike, e cila të mund të bëhet garante e zgjedhjeve të lira. Le të na bashkohen edhe qytetarët e tjerë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të dalim të fituar. Nisja ka nisur dhe për ne Deputetja e PD- së Dhurata Çupi tha se roli i grave në protestë është i jashtëzako­nshëm, pasi ato janë të rebeluara nga kjo qeverisje. Sipas saj, zgjedhjet e lira i kërkojnë të gjithë qytetarët, jo vetëm opozita.

 ??  ?? Katër të rinjtë që organizuan tendën e protestës
Katër të rinjtë që organizuan tendën e protestës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania