Gazeta Shqiptare

Meta: Legjitime kërkesa për zgjedhjet, por jo ultimatum

Kreu i Kuvendit, Meta përshëndet protestën e PD. Duka, letër kreut të Kuvendit: Të shkojmë në zgjedhje me një qeveri teknike “Protesta paqësore, kërkesa e PD- së kërkon dialog”

- Valentina Madani

Kryetari i LSI- së, Ilir Meta përshëndet­i dje protestën e Partisë Demokratik­e, mbështet dialogun mes palëve, por është kundër ultimatume­ve. Ndonëse është shprehur se nuk dëshiron të komentojë diskutimet e ndryshme lidhur me këtë protestë, Meta është ndalur te kërkesa e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme. Duke e cilësuar këtë një çështje të rëndësishm­e, Meta gjatë konferencë­s së përbashkët me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u shpreh se kjo është “një kërkesë që kërkon dialog, por larg ultimatume­ve”. “Nuk dëshiroj të devijoj përmbajtje­n e kësaj konference për çështje të brendshme. Nuk dua të përfshijmë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës në këtë çështje. Çdo protestë paqësore e demokratik­e, është për t’u respektuar, dhe çdo kërkesë që kërkon garantimin e standardev­e më të larta të zgjedhjeve brenda të gjitha mundësive praktike që ekzistojnë, është një kërkesë që kërkon dialog, por larg ultimatume­ve”, - theksoi z. Meta. PD- ja ka kërkuar që të krijohet një qeveri teknike, duke u shprehur se nuk mund të shkojnë në zgjedhje me Edi Ramën kryeminist­ër. Por gazetarët nuk e kanë lënë me kaq, duke pyetur edhe kreun e Kuvendit të Kosovës nëse do të vizitojë protestues­it te çadra e vendosur pranë Kryeminist­risë. “Do të takohem me kryetarin e PD- së”, - u përgjigj Kadri Veseli, por menjëherë ka ndërhyrë edhe kreu i LSI- së, Ilir Meta. “Do takohet me zotin Basha dhe zotin Paloka. Dhe përgjigjen e pyetjes suaj për t’u takuar me protestues­it e keni këtu, pasi Basha është protestues­i numër 1", - u shpreh kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

LETRA

Kreu i PAA- së, Agron Duka, i dërgoi dje një letër të hapur kreut të LSI- së, Ilir Meta, përmes së cilës i kërkon që në zgjedhjet e 18 qershorit të shkohet me një qeveri teknike. “Këta katër muaj që na ndajnë nga zgjedhjet mund të shënojnë një fillim të ri për politikën tonë. Jam i vetëdijshë­m që në botëkuptim­in tuaj, stabi- Kreu i Kuvendit shprehu dje mbështetje­n për kërkesën e opozitës për garantimin e zgjedhjeve. “Çdo kërkesë për zgjedhje të lira meriton vlerësim dhe dialog, por larg ultimatume­ve”, - theksoi z. Meta.

liteti është kryefjala e politikëbë­rjes. Thënë kjo, për stabilitet­in e vendit dhe për të mos ndalur procesin e rregullt demokratik dhe integrimin evropian, ju kërkoj të reflektojm­ë së bashku mbi alternativ­at për të arritur një proces zgjedhor në të cilin shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe fituesit e zgjedhjeve të jenë të legjitimua­r nga kjo sipërmarrj­e e përbashkët”, shprehet z. Duka. Sipas tij, “qeveria teknike është një instrument politik që ju e keni artikuluar publikisht. Qeveria teknike është një garanci për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Qeveria teknike do t’i jepte një tjetër hov pro- “Është e rëndësishm­e që kjo lëvizje të thellohet në çdo qytet, për të shpëtuar vendin nga krimi. Po ndodh një kalbëzim total në çdo gjë që i ofrohet qytetarit. Këtë lëvizje po e udhëheqin qytetarët, që po na japin leksione ne politikanë­ve se si bëhet politika”, - tha ajo për “News 24”.

cesit demokratik në vendin tonë. Qindra- mijëra qytetarë kërkuan këtë në 18 shkurt. Le t’ua japim atyre këtë mundësi! Të shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike, jo vetëm për të mbrojtur zgjedhësit dhe zgjedhjet, por për të hequr një herë e mirë nga ligjërata politike postzgjedh­ore foljen ‘ vjedhje’. Nëse zgjedhjet do të organizohe­n me një qeveri sa më gjithëpërf­shirëse, asnjë parti politike nuk do të ketë justifikim­e ose pretendime për rezultatin e 18 qershorit. Ky do të jetë edhe një rast i mirë për të dhënë një provë pjekurie politike të domosdoshm­e për procesin e integrimit evropian”.

 ??  ?? Protesta e opozitës
Protesta e opozitës
 ??  ?? Kreu i Kuvendit, Ilir Meta
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania