Gazeta Shqiptare

Basha: Jo “koka turku”, duam qeveri teknike

Kreu i PD e kalon natën në tendë me protestues­it

-

Kreu

i PD- së, Lulzim Basha, qëndroi gjatë gjithë natës me protestues­it në tendën e ngritur para godinës qeveritare. U shkëput prej tyre vetëm për pak çaste, në të gdhirë të 20 shkurtit. U rikthye sërish te protestues­it në 26vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, për të rinovuar, sipas tij, mesazhin e madh popullor: “Shqiptarët nuk do të pranojnë më demokraci- fasadë”. “Shqiptarët u ngritën në 20 shkurt dhe morën në dorë fatin e tyre, pasi nuk e pranonin dot demokracin­ë- fasadë. Sot, kemi sërish- demokraci fasadë. Demokracia- fasadë është e keqja e të gjitha të këqijave. Ku ka demokraci- fasadë, ka ekonomi- fasadë, shëndetësi- fasadë dhe bujqësi- fasadë. Pas demokracis­ë- fasadë fshihen kriminelë që sot janë bërë deputetë e kryetarë bashkish. Ndaj, jemi mbledhur këtu për të rinovuar mesazhin e madh popullor: shqiptarët nuk do të pranojnë më demokraci- fasadë! Shqiptarët janë ngritur për demokracin­ë e vërtetë që arrihet vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, - tha Basha. Kreu i PD- së bëri të qartë se opozita nuk do ‘ koka turku’, por kërkon nga mazhoranca të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe kryeminist­ri t’i hapë rrugë qeverisë teknike. “Sot kanë ofruar përmes mediave të tyre kokën e Saimir Tahirit. Ai është peshqesh i bandave dhe krimit të organizuar. Nuk jemi këtu të pranojmë ‘ koka turku’. Mbaje Saimir Tahirin; zgjidhja është largimi yt dhe qeverisë tënde. Dëgjo zërin e qytetarëve, zgjidhu nga karrigia ku të ka lidhur krimi, hapi rrugë qeverisë teknike dhe me të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe në ta mban dil dhe ndeshemi dhe e shikojmë se kush fiton. Nuk të shpëton

KËRKESA

Kreu i PD- së bëri të qartë se opozita nuk do ‘ koka turku’, por kërkon nga mazhoranca të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe kryeminist­ri t’i hapë rrugë qeverisë teknike. dot nga përballja me PDnë dhe opozitën, nga përballja me qytetarët, nuk të shpëton dot as krimi dhe mediat e kapura dhe të blera. Ora e përballjes po vjen! Do përballemi në mejdanin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, populli do vendosë me votë të lirë”, - u shpreh z. Basha. Duke deklaruar se nuk ka kthim pas, Basha siguroi se nga sheshi ikën vetëm me fitore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania