Gazeta Shqiptare

Vjedhja e Thesarit, prokuroria kërkon tre vjet burg për Elivar Golemin

Ish- Inspektorj­a e Përgjithsh­me e BSH akuzohet për "Shpërdorim detyre"

-

Prokuroria

e Tiranës kërkoi tre vjet burg për Elivar Golemin, ishInspekt­ore e Përgjithsh­me e Bankës së Shqipërisë. Golemi akuzohet për veprën penale të "Shpërdorim­it të detyrës" lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit. Kështu, ditën e djeshme, pas 37 seancash, Prokuroria e Tiranës lexoi pretencën ndaj ish- kryeinspek­tores së bankës qendrore, e cila nuk kërkoi gjykim të shkurtuar, por vendosi të ballafaqoh­ej me të gjitha provat dhe faktet e prokuroris­ë. Elivar Golemi u arrestua mbrëmjen

PRETENCA

Në pretencën e dhënë dje nga Prokuroria e Tiranës, u kërkua dënimi me tre vjet burg për Elivar Golemin, e akuzuar për "Shpërdorim detyre". Kjo akuzë u ngrit ndaj saj lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit.

e 5 shtatorit të vitit 2016. Pas qëndrimit në qeli për rreth 2 muaj, u vendos që Golemi të gjykohej e lirë.

Për organin e akuzës, Golemi nuk ka përmbush-

ur detyrat që i ngarkonte ligji për të inspektuar Thesarin e Shtetit, ku Ardian Bitraj vodhi shumën marramendë­se, ndaj kërkoi dënimin e saj me burgim.

Ish- inspektorj­a Elivar Golemi e ka mohuar akuzën, duke këmbëngulu­r për pafajësi. Këtë gjë ajo e ka deklaruar edhe më herët, duke pohuar se nuk ka lidhje me akuzën që i është ngritur nga prokuroria dhe se është e pafajshme. Golemi është zyrtarja e fundit e bankës që po gjykohet për këtë çështje. Procesi ndaj saj zgjati deri më tani pasi ajo zhvilloi gjykim me procedurë normale. Ndërkaq, pritet që më datë 3 mars ajo të paraqesë argumentet e saj mbrojtëse para togave të zeza. Për të njëjtën çështje, më herët fitoi pafajësinë ish- Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Në fund të korrikut të vitit të vitit 2014 u konstatua se nga Thesari i Shtetit mungonte një shumë prej 713 milionë lekësh.

 ??  ?? Elivar Golemi
Elivar Golemi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania