Gazeta Shqiptare

"Majlinda Andrea nuk ndikoi në procesin gjyqësor"

Ryshfeti 50 mijë euro/ Artan Broci dhe Admir Thanza: Nuk i njohim të pandehurit Dy gjyqtarët e lartë mbrojnë ish- kolegen e tyre

-

kontakt edhe me të pandehurit për të vendosur në favor të tyre. Ata thanë më tej, se çështja civile e tokës në Butrint ishte një çështje normale, e cila kishte ndjekur procedurën standarde të gjykimit.

"Ne nuk kemi pasur asnjë ndikim në këtë dosje. Majlinda Andrea nuk na ka kërkuar të japim vendim në favor të dikujt. Me përjashtim të saj që e kemi pasur kolege, të pandehurit e tjerë nuk i njohim", pohuan dje gjyqtarët në sallën e gjyqit.

Po të njëjtin qëndrim mbajtën edhe dëshmitarë­t e tjerë, të cilët thanë se nuk u ka kërkuar askush që të bënin përshpejti­min e dosjes.

Në seancën e djeshme, vetë ish- gjyqtarja Majlinda Andrea nuk ishte e pranishme, ndërsa seanca tjetër u shty për javën e ardhshme, në mënyrë që të thirren edhe dëshmitarë­t e tjerë në procesin penal ndaj të pandehurve të akuzuar për korrupsion.

Aktualisht, Majlinda Gjykata e Lartë mori dje në pyetje ish- kolegët e gjyqtares së lartë të pezulluar nga detyra, Majlinda Andrea. Ata thanë se kjo e fundit nuk ka ndikuar në vendimin e dhënë, ndërsa në seancën e ardhshme pritet të dëshmojnë në cilësinë e dëshmitari­t edhe persona të tjerë.

Andrea është e pezulluar nga detyra për shkak se dyshohet për përfshirje në aferë korruptive. Dy bashkëshor­tët, Majlinda dhe Odise Andrea, po gjykohen në Gjykatën e Lartë për akuzën e "Korrupsion­it". Ata dyshohet se kanë marrë një ryshfet prej 50 mijë eurosh, në këmbim të një vendimi të favorshëm në një çështje që shqyrtohej nga gjyqtarja Andrea.

Ish- gjyqtarja akuzohet se ka dhënë një vendim për njohje pronësie kundrejt një shume prej 50 mijë eurosh. Bashkëshor­ti i saj, Odhise Andrea, ka komunikuar me sekserin Petraq Dashi dhe i ka kërkuar atij këtë shumë parash për marrjen e vendimit në favor të tij për një pronë në Sarandë. Trualli pretendohe­j nga Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, të cilët kishin nisur procesin gjyqësor dhe gjyqtare ishte Majlinda Andrea.

 ??  ?? Majlinda Andrea
Majlinda Andrea
 ??  ?? Gjykata e Lartë
Gjykata e Lartë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania