Gazeta Shqiptare

Falja e detyrimeve për 140 mijë makina, dokumentet për çregjistri­m

Falen "supergjoba­t", ja kush përfiton, përfshihen edhe shkeljet e vitit 2016 Amnistia 28 mld lekë, falen tatimet dhe interesat

-

Ministria e Finan cave dorëzon në qeveri projektin për faljen e gjobave dhe kamatëvone­save për bizneset debitore si dhe për faljen e taksave dhe kamatave për automjetet. Sipas draftit përfundimt­ar, do të përfitojnë pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar asnjë taksë prej vitit 2011 e në vazhdim dhe duan të çregjistro­jnë mjetet e tyre, të cilët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Shërbimit Rrugor katër dokumente. Pronari i mjetit do të përfitojë falje për të gjitha detyrimet në momentin që kërkon çregjistri­min e mjetit, dhe duhet të paraqesë: Lejen e qarkullimi­t, certifikat­ën e pronësisë dhe targat e mjetit. Në rast se nuk i ka këto dokumente, i kanë humbur ose ia kanë vjedhur, duhet të paraqesë denoncim në polici. Procedura për çregjistri­min e mjeteve do të nisë menjëherë pas miratimit nga qeveria të draftit "Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transporti­t pas fshirjes së detyrimeve tatimore". Drafti pritet të kalojë sot në mbledhjen e qeverisë dhe menjëherë pas miratimit, Drejtoria e Shërbimit të Transporti­t Rrugor do të përgatisë udhëzim për të gjitha mjetet që përfitojnë nga falja.

FALJA E DETYRIMEVE

Rreth 140 mijë pronarë mjetesh do të përfitojnë falje të plotë ose të pjesshme të detyrimeve që kanë pa paguar për mjetet e tyre. Përfituesi­t janë ndarë në dy kategori. E para është për pronarët e mjeteve, të cilët prej vitit 2000 deri në 2011ën nuk kanë paguar asnjë taksë për mjetin dhe makinën e tyre duan ta nxjerrin nga qarkullimi. Pronarët e këtyre makinave do të përfitojnë falje të të gjitha detyrimeve, d. m. th. të taksave, gjobave dhe kamatave, por duhet që brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e faljes t'i drejtohen Drejtorisë së Përgjithsh­me të Transporti­t Rrugor për çregjistri­min dhe nxjerrjen nga qarkullimi të mjetit. Ndërsa, pronarët e makinave që për të njëjtën periudhë, nga viti 2000 dhe deri në dhjetor të vitit 2011 nuk kanë paguar taksat dhe duan ta mbajnë në qarkullim mjetin, duhet të paguajnë vetëm taksat për të gjithë periudhën dhe përfitojnë falje të kamatave. Skema është bërë e ditur nga burime zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimit të Transporti­t Rrugor, të cilat bëjnë të ditura që janë një pjesë e konsiderue­shme mjetet që nuk kanë përfitu-

ar nga amnistia e vitit 2009, pasi pronarët e tyre nuk kanë aplikuar. Sipas të njëjtave burime, për makinat që kanë detyrime për taksa dhe gjoba pas janarit 2012, do të përfitojnë falje të gjobave vetëm në rast se kryhet pagesa e detyrimeve tatimore.

"SUPERGJOBA­T"

Pak ditë më parë, Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera shpjegoi detaje të pro-

pozimit të Financave për "amnistinë", që pritet të kalojë në qeveri dhe që i fal 28 mld lekë biznesit. Do të falen tatimet, interesat dhe gjobat e para vitit 2010, ndërsa nga viti 2011 deri në 2014ën do të falen vetëm kamatat e gjobat dhe duhet të paguhen të plota taksat. Nga falja që pritet të miratohet në qeveri janë edhe "supergjoba­t", që u vunë në kohën e aksionit anti- informalit­et. "Jemi në fazën e shqyrtimit

të projektit nga ministritë e linjës. Ministria e Financave ka përgatitur dhe diskutuar edhe me FMN- në, për të lançuar një sistem që stimulon pagesën e detyrimeve tatimore përmes heqjes së gjobave ose kamatave dhe fshirjen e detyrimeve të para 7 viteve. Ideja për të lançuar këtë projekt ka qenë jo e këtij viti, por e vitit 2016. U diskutua gjerësisht dhe u panë disa variante e opsione dhe u zgjodh më e mira. Kjo u pa si një paketë me masa të tjera, që janë në funksion të mbledhjes së detyrimeve tatimore, duke ecur me moton që, Tatimet duhet të jenë kreditori i parë që duhet të trokasë në derën e bi-

zneseve. Ligji i 2011- shit ishte 90% amnisti, ndërsa kjo e tanishmja nuk është amnisti. Ky draft thotë se detyrimet, interes - gjoba para 2010- ës do të fshihen", - tha Lera.

TAKSAT

Të gjithë ata që kanë deklaruar me vonesë deklaratat e sigurimeve, Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, të pasqyrave financiare apo destinimit të fitimit, mund të përfitojnë nga drafti i fundit i faljes fiskale, i cili parashikon fshirjen e gjobave prej 10 mijë lekësh për deklaratë, që vë automatiki­sht sistemi, në rast vonese apo mosdeklari­mi të tyre. Falen edhe gjobat e listëpages­ave që ka

Në draft është parashikua­r edhe falja për gjobat masive që u vunë nga sistemi për deklarime të vonuara të administra­torëve dhe të punësuarve në qershor 2016. "Falen dënimet administra­tive ( gjobat) tatimore të llogaritur­a automatiki­sht nga sistemi për deklarim të vonuar, sipas nenit 113 të ligjit Nr. 9920, datë 19.08.2008, ' Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë', i ndryshuar, deri më 31.12.2016, përfshirë edhe dënimet që lidhen me afatin e deklarimit të të punësuarve", thuhet në draft. Të gjithë ata që morën "supergjoba" në dhjetor të vitit 2015, për aq kohë sa u zbatuan ndryshimet në ligjin e procedurav­e, do të përfitojnë gjithashtu nga falja. Sipas draftit, "falen dënimet administra­tive ( gjobat) si rezultat i aplikimit të dispozitav­e të ligjit nr. 99/ 2015, ' Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë', të shfuqizuar­a nga Gjykata Kushtetues­e".

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania