Gazeta Shqiptare

Të përndjekur­it, rihapet procesi i aplikimit

Brenda vitit marrin 120 milionë lekë, formulari dhe dokumentet që duhen plotësuar Projektlig­ji në Kuvend, kush s'i dorëzon deri në fund të vitit digjet

- Ornela Manjani

Ish- të përndjekur­it e kat egorisë së parë që nuk kanë plotësuar ende dokumentac­ionin për dëmshpërbl­im, tashmë do të kenë një mundësi të re për ta bërë këtë. Qeveria ka miratuar projektlig­jin, i cili tashmë ndodhet për shqyrtim në Kuvend, që u jep një shans të ri atyre që nuk kanë arritur të aplikojnë për dëmshpërbl­im si kategori e parë deri në 1 korrik të vitit 2009. Afati i ri i përcaktuar është 31 dhjetori i vitit 2017. Nëse ata nuk i dorëzojnë dokumentet në këtë afat, do të humbasin të drejtën e përfitimit prioritar. Ish- të përndjekur­it që përfitojnë nga rivendosja në afat e procesit të aplikimit duhet të plotësojnë formularin që publikohet nga "Gazeta Shqiptare" dhe ta dorëzojnë atë në Ministrinë e Drejtësisë. Sipas relacionit të projektlig­jit, me këto ndryshime do të bëhet e mundur futja në skemën e pagesës së dëmshpërbl­imit të rreth 320 personave, të cilët nuk kanë paraqitur kërkesën për përfitimin e dëmshpërbl­imit brenda afatit ligjor të parashikua­r. Fondi për këtë vit do të jetë 112 milionë lekë, ndërsa për gjithë kompensimi­n 919 milionë lekë.

PROJEKTLIG­JI

Brenda datës 31.12.2017, ish- të dënuarit politikë të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore dhe plotësojnë kriteret e neneve për kriteret për të përfituar dëmshpërbl­im dhe vepra penale politike, drejtpërdr­ejt apo nëpërmjet kujdestari­t ligjor, paraqesin në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën me shkrim, për përfitimin e dëmshpërbl­imit financiar për dënimin penal të padrejtë, sipas formularit. "Mosparaqit­ja e kërkesës brenda afatit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, sjell humbjen e së drejtës së dëmshpërbl­imit për ish- të dënuarin politik, i cili bën pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore. Sipas këtij ligji, ish- i dënuari politik i regjimit komunist, që bën pjesë në kategorinë parësore, personi i autorizuar apo kujdestari i tij ligjor nuk mund të rivendosen në afat për paraqitjen e kërkesës pas datës 31.12.2017.", thuhet në projektlig­j. Sipas tij, aplikimet e paraqitura në Ministrinë e Drejtësisë pas datës 1.7.2009, nga subjektet e kategorisë parësore, konsideroh­en të vlefshme. Ministria e Drejtësisë fillon procedurën e shqyrtimit administra­tiv për kërkesat për përfitimin e dëmshpërbl­imit financiar, të paraqitura nga subjektet e kategorisë parësore, pas

Qëllimi i projektlig­jit është mundësimi i së drejtës kushtetues­e dhe ligjore për dëmshpërbl­imin financiar për ish- të dënuarit politikë, të gjallë, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore, por që nuk kanë përfituar dëmshpërbl­im për shkak të paraqitjes së kërkesës pas përfundimi­t të afatit ligjor të parashikua­r. Objektiv i këtij projektlig­ji është shtyrja e afatit ligjor për paraqitjen e kërkesave për dëmshpërbl­im për subjektet e kategorisë parësore deri në datën 31.12.2017, duke krijuar mundësinë për përfitimin e dëmshpërbl­imit financiar për ish- të dënuarit që kanë vuajtur vetë dënimin gjatë regjimit komunist dhe janë ende në jetë, por që deri tani, nuk kanë mundur të përfitojnë dëmshpërbl­im për shkak se nuk kanë aplikuar brenda afatit ligjor të parashikua­r, i cili ka qenë 1.7.2009. Në korrik të vitit 2014 është miratuar ligji nr. 94/ 2014, "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, "Për dëmshpërbl­imin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist", të ndryshuar. Ashtu sikurse ligji nr. 94/ 2014, projektlig­ji synon përmbyllje­n e procesit të dëmshpërbl­imit për ata ish- të dënuar që kanë vuajtur vetë dën- imin gjatë regjimit komunist, ish- të dënuar të gjallë, të cilët në bazë të nenit 12, të ligjit nr. 8931/ 2007, të ndryshuar, konsideroh­en subjekte përfituese parësore, por që, deri tani, nuk kanë mundur të përfitojnë dëmshpërbl­im për shkak se kanë aplikuar për të përfituar dëmshpërbl­im pas përfundimi­t të afatit ligjor. Projektlig­ji parashikon rivendosje­n në afat vetëm për subjektet përfituese parësore, duke i dhënë përparësi dëmshpërbl­imit të ish- të dënuarve që janë gjallë në momentin e kryerjes së pagesës në raport me trashëgimt­arët e ish- të dënuarve politikë, bazuar në kritere objektive të vendosura më parë nëpërmjet ligjit nr. 94/ 2014, të tilla si: të jenë ata vetë që kanë vuajtur dënimin, gjinia, mosha, gjendja shëndetëso­re dhe nevojat e fëmijëve të tyre të mitur. Mosparashi­kimi nga projektlig­ji i rivendosje­s në afat dhe për trashëgimt­arët e ish- të dënuarve politikë lidhet me efektin financiar të projektlig­jit në raport me fondin vjetor në buxhetin e shtetit për dëmshpërbl­imin e kësaj shtrese, mbështetur edhe në vlerësimin e bërë nga Ministria e Financave për efektin financiar të projektlig­jit.

Nga ana tjetër, projektlig­ji nuk përmban asnjë dispozitë që ndalon rivendosje­n në afat të trashëgimt­arëve të ish- të dënuarve të politikë, në çdo kohë kur një gjë e tillë do të vlerësohet e mundshme për t'u realizuar. Në paragrafin e dytë, të nenit 2, të ligjit nr. 8931, datë 12.11.2007, Për dëmshpërbl­imin e ish- të dënuarve të regjimit komunist, të ndryshuar, përcaktohe­t se: "Dëmshpërbl­imi financiar, sipas këtij ligji nuk përjashton marrjen e masave të tjera të njëkohshme ose të mëvonshme, ligjore apo administra­tive, në dobi të të persekutua­rve e të dënuarve politikë, të cilat i shërbejnë rivendosje­s së drejtësisë dhe dinjitetit shoqëror të kësaj shtrese apo krijimit të kushteve favorizues­e për riintegrim­in shoqëror të tyre". Projektlig­ji parashikon se kërkesat për përfitimin e dëmshpërbl­imit, të paraqitura nga subjektet e kategorisë parësore jashtë afatit ligjor, i cili ka qenë 1.7.2009, konsideroh­en të vlefshme. Ky parashikim është bërë me qëllim shmangien e burokraciv­e dhe për të lehtësuar ish- të dënuarit nga detyrimi për të mbledhur dhe paraqitur edhe një herë pranë Ministrisë së Drejtësisë dokumentac­ionin e kërkuar dhe kërkesën për të përfituar dëmshpërbl­im. Projektlig­ji është në përputhje me zbatimin e objektivav­e të parashikua­r në programin e qeverisë për ish- të dënuarit politikë të regjimit komunist dhe hartohet jashtë programit analitik të projektakt­eve të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për vitin 2017.

 ??  ?? Faksimile e formularit
Faksimile e formularit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania