Gazeta Shqiptare

Alfred Karaj: Ja si më tradhtonte bashkëshor­tja

HISTORIA E PAZAKONTË/ Gruaja braktis 4 fëmijët, burri dhe vajza e denoncojnë live në "News 24": Na jepte valium "Dashnori merrte në telefon kur flinte me të, më thoshte se ishte e zhveshur"

-

Një 34- vjeçar nga Fushë- Kruja dhe va jza e tij adoleshent­e kanë rrëfyer dje një histori të pazakontë në emisionin "Me zemër të hapur" në "News24". Alfred Karaj nuk e pati lehtë të tregojë me detaje tradhtinë e bashkëshor­tes. Një prej tyre është momenti kur i dashuri i gruas së tij e ka telefonuar dhe i ka thënë se ndodhej në shtrat me të dhe se ajo ishte e zhveshur. Karaj është martuar në moshën 17- vjeçare me Shqipe Hysenaj, dhe që vitin e parë të martesës sollën në jetë vajzën e tyre Xhulianën, që aktualisht është 16 vjeçe. Në vitet e para të martesës marrëdhëni­et e tyre ishin të mira dhe ata sollën në jetë edhe tre fëmijë, ndërsa jetonin së bashku dhe me prindërit e Alfredit. Konfliktet kanë nisur para 7 vitesh në familjen Karaj, kur kryefamilj­ari ka gjetur disa letra dashurie që gruaja e tij i shkëmbente me fqinjin e tyre. Për hir të tre fëmijëve që kishin në atë kohë, Alfredi vendosi ta falte bashkëshor­ten dhe të rinisnin një marrëdhëni­e tjetër mes njëri- tjetrit duke i shtuar familjes së tyre edhe fëmijën e katërt. Por, Shqipja nga ana tjetër dukej hapur që nuk e donte më burrin e saj dhe vazhdonte ta tradhtonte. Ndërkaq, edhe rrëfimi i vajzës së madhe të familjes Karaj është shokues. Ajo deklaroi se nëna u hidhte valium në ushqim që të gjithë anëtarët e familjes, edhe fëmijët e vegjël, t'i zinte gjumi, ndërsa në orët e vona ajo fuste në banesë të dashurin, që gjithmonë shoqërohej nga shoku i tij. Jo vetëm kaq, por minorenia tha se nëna i ka kërkuar të kryejë marrëdhëni­e seksuale me një djalë, pasi i duheshin 100 mijë lekë të vjetra. Më 1 janar, Alfredi ka përzënë nga shtëpia të shoqen, e cila aktualisht jeton me personin në fjalë dhe tenton të marrë vajzën e të martohesha, nuk kisha rrugë tjetër. Mblesi ishte dhëndri.

Si ka mundësi që dhëndri iu rekomandoi një grua të tillë?

Nuk ka qenë kështu në fillim. Pas 7 vitesh vazhdoi. Çfarë nuk funksionoi? Para një jave i rashë të dashurit të vet. Pastaj shkoi në polici dhe tha "më ra Alfredi". Unë nuk e kam prekur me dorë. Vëllai i saj më ka ardhur në shtëpi me kaçavidë në shtëpi.

Kur e zbuluat për herë të parë që bashkëshor­tja ju tradhtonte?

Para 7 vitesh i kam gjetur letrat.

Bashkëshor­tja, e pranoi që kishte lidhje jashtë martese?

Po, e pranoi, ndërsa më tha: grisi letrat. Jo, - i thashë, - nuk i gris. Çova vëllain te babai i saj, ndërsa ai tha se puthja në buzë është kulturë. Pse e fale? Unë e fala për hir të fëmijëve. Tani ajo ka zgjedhur jetë tjetër. E tha këtë edhe në polici.

Çfarë ndodhi me gruan kur e detyruat të ikte nga banesa?

Vendosa t'i mbyllja derën sepse vinte në 12 të natës dhe i binte derës me shqelma.

Pse kthehej në 12 të natës?

S'e di, ka qenë tek i dashuri. Ajo shkonte te komshinjtë e mi kërkonte lekë dhe bukë. Ajo e la të parin, gjeti një tjetër. Ai tjetri është me këmbë hekuri. Ti këta persona, i njeh? Po, i njoh. Pse nuk bëtë divorc? I dashuri i vet më mori në telefon e më tha: "Ia arrita qëllimit, të ndava. Jam me gruan tënde lakuriq në krevat". "Bëfshi qejf", i thashë.

E kuptoni sa dëm i keni bërë vajzës?

Unë s'i kam bërë dëm, i ka bërë nëna e vet.

 ??  ?? Alfred Karaj me vajzën në "News 24"
Alfred Karaj me vajzën në "News 24"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania