Gazeta Shqiptare

Atentati ndaj shitëses, arrestohet i riu i dyshuar si vrasës me pagesë

E plagosura: E porositi ish- kunati im

-

SHKODËR - Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 25- vjeçar, pasi dyshohet të jetë autor i plagosjes me armë zjarri të shtetases Flutura Muça. Ngjarje kjo e ndodhur mesditën e së shtunës në lagjen "Partizani" të këtij qyteti. Sipas hetuesve të çështjes, dyshohet që i riu Shkëlzen Xhenja të jetë porositur për të vrarë 49vjeçaren nga ish- kunati i saj, biznesmeni Sadetin Sulaj. Ky i fundit është arrestuar në prill të vitit të kaluar për vrasjen e bashkëshor­tes Suela Sulaj, për shkak të xhelozisë. Atentatin e së shtunës në mesditë, biznesmeni, dyshohet ta ketë porositur për shkak të një konflikti që kishte me ish- kunatën për çështjen e trajtimit të fëmijëve të çiftit. Flutura Muça u plagos teksa ishte në punë duke shitur në një dyqan elektrosht­ëpiakesh. Rreth orës 12: 30, dy persona me motoçiklet­ë i janë afruar 49vjeçares dhe njëri prej tyre e ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në trup. Muça ka marrë tre plumba, dy në bark dhe një në këmbë, ndërsa ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën. E plagosura ka deklaruar në polici se atentati ndaj saj lidhet me vdekjen e së motrës, Suela Sula, më 18 prill të 2016- ës në mobilierin­ë "Europa", që ndodhet në rrugën nacionale ShkodërTir­anë në afërsi të fshatit Melgushë, dhe se është porositur nga ish- kunati i saj. Familjarët e viktimës Suela Sula akuzojnë ish- bashkëshor­tin e saj, pronar i mobilieris­ë, për vrasjen e 38- vjeçares. E ndërsa policia dyshon se 25- vjeçari është vrasës me pagesë, vetë ai ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e së shtunës. Shkëlzen Xhenja është personazh i njohur për policinë, pasi në vitin 2014 është arrestuar edhe për vendosjen e eksplozivi­t një personi në qytetin e Shkodrës. se. ni.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi plagosja
Vendi ku ndodhi plagosja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania