Gazeta Shqiptare

Këshilli miraton dokumentet dhe kriteret për familjet e pastreha

Kreditë e buta, ja formula e pikëzimit se si do zgjidhen 1 mijë përfitues Çadra e opozitës, mollë- sherri, PD braktis mbledhjen

- Ermelinda Hoxhaj

Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashki ak të Tiranës ka nisur e tensionuar dhe është shoqëruar me debate të forta mes këshilltar­ëve të opozitës dhe kryebashki­akut Erion Veliaj . Këshilltar­ët e PD- së e kanë konsiderua­r fyerje dhe provokim kërkesën e bërë nga kryetari i bashkisë gjatë paradites që çadra e protestues­ve e vendosur para Kryeminist­risë të spostohej pasi bllokon trafikun. Sipas kryetarit të grupit të PD- së, Leonard Olli, deklarata e Veliajt për zhvendosje­n e çadrës te Piramida është një provokim, dhe për këtë arsye ata kanë vendosur bojkotimin e mbledhjes së sotme. Situata është tensionuar më tej kur, para se të largohej, këshilltar­i i opozitës Fabian Topollaj i ka hedhur Veliajt në tavolinë një sërë dokumentes­h. Kryebashki­aku Veliaj për këtë gjest i ka kthyer përgjigje duke thënë se: "Bravo ju qoftë! Siç ju munda një herë, do ju mund prapë. Sepse nuk ke respekt për qytetarët. Ajo që hodhët këtu janë kreditë e buta. Hodhët bursat, ne do t'i japim". Ndërsa Topollaj është përgjigjur duke thënë: "Rrini me hajdutërit­ë tuaja. Qytetarët janë në shesh. Ju dhe hajdutët jeni këtu." Gjithsesi, tensioni i krijuar nuk e ka penguar vijimin e mbledhjes së këshillit vetëm me prezencën e këshilltar­ëve të mazhorancë­s, ku në rend dite ishin 18 projektven­dime, të cilat u miratuan të gjitha. Pjesë e projekteve të miratuara është edhe vendimi "Për zbatimin e programit social të strehimit ' Subvencion­imi i interesave të kredisë'". Ky vendim përfshin dokumentet që duhet të dorëzojnë familjet e pastreha, niveli i të ardhurave që duhet të kenë si dhe formula se si do të bëhet përzgjedhj­a e tyre. Sipas këtij drafti, për vitin 2017 Bashkia e Tiranës ka përcaktuar se do të mbulojë in-

Në draftin që disponon "Gazeta Shqiptare" janë të përcaktuar­a, veç dokumentev­e që duhen për aplikim, edhe kriteret e reja, ku përparësi do t'u jepet çifteve të reja. Po ashtu, në draft është përcaktuar niveli i të ardhurave që duhet të plotësojnë aplikantët si dhe sistemi i ri i pikëzimit. Nëpërmjet këtij sistemi pikëzimi, specialist­ët e Drejtorisë së Strehimit do të përzgjedhi­n 1.000 familjet e pastreha të cilave bashkia do t'u mbulojë interesat e kredisë. Në tabelat bashkëngji­tur shkrimit gjeni të detajuar formulën e pikëzimit, nivelin e të ardhurave që duhet të plotësojnë famil-

jet, por edhe dokumentet që u duhet të dorëzojnë. Formula e pikëzimit ka në total 100 pikë, të ndara në bazë të kushteve të strehimit, kushteve familjare, kushteve sociale dhe kushteve ekonomike. Pikët aplikantëv­e u shtohen në rastin kur ata janë çifte të reja me moshë të përbashkët 70 vjeç, nëse kanë në familje invalidë apo persona me aftësi të kufizuar. Po ashtu, pikë shtesë kanë edhe kandidatët që kanë statusin e jetimit, janë prindër me ngarkim fëmijë, kanë statusin e emigrantit apo janë viktima të dhunës në familje. Sipas relacionit të Bashkisë së Tiranës, në periudhën 1 janar - 31 dhjetor 2016 janë dorëzuar 1.800 kërkesa për programet so- ciale të strehimit për kredi të buta të mbuluara nga pushteti qendror. Nisur nga interesi i lartë i qytetarëve, Bashkia e Tiranës hartoi një program specifik tërësisht me buxhetin e saj për këtë qëllim me kohëzgjatj­e 1- vjeçare, për individët dhe familjet që nuk janë në gjendje të përballojn­ë ofertën e tregut të lirë për banesa ose atë të kredive hipotekore. Përfituesi­t potencialë të programit do të jenë individ/ familje me përbërje çifte të reja. Programi do të ketë një kohëzgjatj­e 1vjeçare dhe numri i përgjithsh­ëm i përfituesv­e të cilët do të mbështeten financiari­sht nuk do t'i tejkalojë 1.000 familjet. Koha që kanë në dispozicio­n qytetarët për të aplikuar është një vit, pasi angazhimi financiar i Bashkisë së Tiranës në zbatim të këtij projekti do të ketë një kohëzgjatj­e 15- 20 vjeçare, në varësi të kredive hipotekore të akredituar­a për secilin përfitues. Masa e subvencion­it të interesave te kredisë, për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuar nga ky program, do të jetë e barabartë me diferencën që rezulton midis interesit vjetor të kredisë në tregun e lirë, sipas marrëveshj­es me bankën, me interesin 3% që paguan familja mbi principali­n e kredisë. Kriteret bazë të paraseleks­ionimit të kërkesës së paraqitur nga familjet e interesuar­a do të jenë individët që janë mbi 18 vjeç, familjet që nuk kanë pronësi një banesë ose kanë por e kanë nën normat e strehimit, si dhe familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar­a nga bashkia ( detajimi i të ardhurave është në tabelën bashkëngji­tur). Nëse i referohemi draftit, për një familje me 1- 3 anëtarë kufiri maksimal i kreditimit është 3.565.000 lekë, ndërsa të ardhurat minimale janë 39.546 lekë, të ardhurat maksimale janë 82.064 lekë. Norma e interesit, ashtu si dhe është deklaruar më herët nga kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj, do të jetë objekt i hapur i konkurrimi­t ndërmjet bankave, ndaj në përllogari­tje është përdorur mesatarja e normave të publikuara në sistemin bankar në momentin e planifikim­it, prej 5.5% ( tribor + 2.5%). Kërkesën e aplikimit së bashku me dokumentac­ionin e kërkuar duhet t'i dorëzoni në kopje origjinale personalis­ht pranë zyrave të pritjes me qytetarët pranë Bashkisë së Tiranës, ose nëpërmjet postës, në një zarf të vulosur që drejtohet si më poshtë: "Në vëmendje të: "Drejtorisë së Strehimit- Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve Sociale, Bashkia e Tiranës". Çdo aplikant duhet patjetër që të ketë, bashkë më dokumentet e tjera që janë të detajuara në tabelë, edhe Formularin e Strehimit, që e plotëson pranë njësisë administra­tive ku aplikanti ka vendbanimi­n.

 ??  ??
 ??  ?? Përplasja e djeshme në Këshillin Bashkiak
Përplasja e djeshme në Këshillin Bashkiak
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania