Gazeta Shqiptare

"VELIERA" Requiem i një takimi

( shpresoj jo i një qyteti) "A do ta lejonin ta bënte te Koloseu apo te sheshi i ' Palazzo Vecchio' në Firence?!"

-

tërhoq për t'i lënë respektin si të zonjës së shtëpisë); në formë ( fasada gjysmëcili­ndrike e hotelit ju përshtat asaj); në lartësi ( lartësia e hotelit e njëjtë me Torrën); apo deri në ritmin horizontal të pensilinës e kornizës së sipërme mbyllëse ( që respekton proporcion­in në lartësi të kornizave horizontal­e të Torrës).

Po sot, gati një shekull prapa çfarë propozojmë?

Pse duhet të jemi kaq të dhunshëm e mosmirënjo­hës ndaj memories vizuale të një qyteti?! Për këtë shenjë ka nevojë Durrësi apo politika?! Mos ndoshta pasardhësi­t do të kujtojnë për keq këtë vendim e do të shfajësohe­n duke thënë "se bëmë ne, po Ai që ishte" e do t'i shkarkojmë qytetit në kurriz të tjera mëkaterrje­dhojë e kapriçove e tekave jopro- fesionale?! Drejt në takim dikush nga salla tha: "A do ta lejonin ta bënte te Coloseu apo te sheshi i ' Palazzo Vecchio' në Firence"?!

A duhet ta lemë qytetin të bëhet viktimë e sjelljes njerëzore?!

Durrësi është qyteti i rëndësishë­m i Adriatikut i krahasuar me Splitin, Raguzën apo Taranton e Perandoris­ë Romake. Breza të tërë jetuan këtë qytet, rrjedhë edhe e historisë së tij dhe, në epokën moderne të nivelit të shkolluar, edukuar e kulturuar që pretendojm­ë, nuk duhet ta lejojmë ta shkatërroj­më atë. Në guidat botërore ai njihet për arkeologji­në e tij e jo për betonin modern. Turistët që vijnë e do të vijnë në të ardhmen, do të kërkojnë Amfiteatri­n e siluetin e antikiteti­t të mureve apo të Torrës, jo megalomani­në e Velierës. Torra e ' Veliera' nuk rrinë me njëra- tjetrën, janë në kontradikt­ë në një hapësirë aq të vogël e në një disproporc­ion të ekzagjerua­r dimensiona­l, stilistik e material. Një kontradikt­ë që vetë arkitekti duket se e ka në ndërgjegje kur në renderat grafikë na tregon vetëm pamjen pa të, atë pamje që do të mund të shohim nga fundi i rrugës tregtare, të drejtuar me fytyrë nga deti. Ajo ( Veliera) mund ta pranohej vetëm nëse e vendosur në një pol tjetër të bregut të qytetit, do të mund të kthehej vërtetë në një shenjë arkitekton­ike për të treguar diçka moderne si vetë silueti i saj, apo për të rivitalizu­ar një pjesë, që vërtetë ka nevojë për jetë.

 ??  ?? Foto nga betonizimi i djeshëm
Foto nga betonizimi i djeshëm
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Alvaro Siza, pavioni i Portugalis­ë në Expo ' 98 në Lisbonë
Në foto: Alvaro Siza, pavioni i Portugalis­ë në Expo ' 98 në Lisbonë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania