Gazeta Shqiptare

SHFAQEN 264 OBJEKTET E VJEDHURA NË APOLONI

-

Punëve të Brendshme, të cilët kanë treguar sesi kur jemi bashkë mund t'i mbrojmë vlerat tona", tha dje ministrja e Kulturës, sipas materialit të nisur nga zyra e shtypit. Ajo ka vënë në dukje se ka "tre vjet që punojmë me strukturat e policisë për të pasur një strategji kombëtare. Në fakt është një strategji kombëtare e aprovuar vitin e kaluar nga qeveria shqiptare, për luftën kundër trafikimit të pasurive kulturore, të cilat në 25 vitet e fundit, fatkeqësis­ht kanë humbur". Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e quajti fitore të jashtëzako­nshme, faktin që 264 objekte të periudhave të ndryshme dhe me vlera specifike janë sot të sekuestrua­ra nga Policia e Shtetit dhe të sigurta. Në fjalën e saj ministrja e Kulturës theksoi edhe faktin se me investimin që po kryhet aktualisht në Apoloni, ky park do të kthehet një ndër më të rëndësishm­it në vend. "Është duke u mbyllur një kantier i madh restaurimi në Parkun e Apolonisë, ku në një bashkëpuni­m me delegacion­in europian po investojmë mbi 700 mijë euro për ta bërë këtë park, pse jo ndër më të rëndësishm­in në Shqipëri", tha ajo. Ky projekt është pjesë e listës së projekteve të kombinuara që vijojnë Procesin e Lubjanës - Financimi i Rehabiliti­mit të Trashëgimi­së në Evropën Juglindore, iniciativë e përbashkët e Këshillit të Europës dhe Komisionit Evropian dhe për të mbështetur restaurimi­n e trashëgimi­së historike, si një gjenerator i kapitalit social dhe ekonomik, i cili sjell përfitime të prekshme për popullsinë lokale, duke inkurajuar turizmin kulturor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania