Gazeta Shqiptare

Rrjetet sociale, lajmet e rreme dhe demokracia

- Nga Ilir Kalemaj

ar dhe spekuluar për rastet e Gjermanisë dhe Francës. Në Gjer mani për shembull, në fund të vitit të kaluar, një vajzë 13- vjeçare me origjinë ruse, Lisa F., u raportua sikur ishte grabitur dhe përdhunuar në grup nga një grup refugjatës­h nga Lindja e Mesme, duke dëmtuar mjaft politikish­t Kancelaren Merkel dhe partinë më të madhe në vend, CDU- në për shkak të politikave të hapjes dhe mikpritjes së refugjatëv­e të luftës dhe dhënies së azilit politik, që kishin reklamuar dhe mbrojtur me forcë. Pra, një politikë principale që kishte filluar t’i jepte anti- frytet e saj duke penalizuar mesazh- mbajtësin. Siç u dëshmua më vonë pas një hetimi nga zyra e prokuroris­ë së Berlinit, vajza kishte shpenzuar rreth 30 orë me disa miq të saj dhe nuk kishte shenja përdhunimi. Por ndërkohë në Rusi propaganda në lidhje me rastin kishte marrë dhenë dhe madje edhe ministri i Jashtëm, Lavrov kishte akuzuar Merkelin dhe qeverinë e saj se kishin “fshehur rastin poshtë qilimit” për efekte të politikës së ditës.

Edhe në Francë përgjatë dekadës së fundit është rritur në mënyrë eksponenci­ale leximi i rrjeteve sociale dhe blogjeve të së djathtës alter nat ive, siç vetëquhen avokatët e ultra- nacionaliz­mit, ksenofobiz­mit dhe që bashkon grupet e ndryshme anti- emigratore, anti- myslimane, lëvizjet identitare etj. Disa i referohen këtij grupimi miks si fachospehe­re ( fascho për fashist). Për shembull, një lajm që qarkulloi rëndom në prag të primareve të Partisë Republikan­e të qendrës së djathtë në Francë të para pak muajve ishte që Alain Juppe, ish- kryeminist­ri i Francës ishte i lidhur me Vëllezërit Myslimanë, një lëvizje kjo radikale me origjinë Egjiptin, por e përhapur në shumicën e vendeve të Lindjes së Mesme. Është vështirë të përllogari­tësh dëmin që i solli kjo kandidatit në fjalë, që ndonëse ishte në krye të sondazheve me diferencë, humbi përballë Francois Fillon, që përgjithës­isht cilësohej si “underdog”.

Nga ana tjetër, po aq e rrezikshme është propaganda qeveritare, e cila kombinon efektshëm karrotën e reklamës shtetërore ( apo si në rastin e Francës, një lloj monopoli të fondeve shtetërore për të mbështetur mediat që është kundërshtu­ar ashpër nga segmente të shtypit) me llojet e ndryshme të propagandë­s: që nga propaganda e zezë që falsifikon të vërtetat dhe shet “sapunin për djathë”, te propaganda “gri” që shtrembëro­n faktet apo tek ajo e “bardhë”, që bën marrëdhëni­et me publikun të qeverive përkatëse në raport me elektorati­n. Duke marrë parasysh peshën dhe mundësinë që ka qeveria për ta bërë një gjë të tillë, merret lehtë parasysh efekti elektoral, që përmes “kërbaçit” dhe “karrotës” mediatike të përcjellë PR- in e saj bashkë me lajme të fabrikuara për të maksimizua­r shanset për fitoren elektorale të radhës. Në kushtet e Shqipërisë, pavarësish­t mbylljes formale të ‘ transparen­ca. al’, ky rrezik është akoma më akut dhe vetëm ndërgjegjj­a qytetare në aleancë me median e besueshme dhe rrjetet sociale mund t’i bëjnë digë minimit të demokracis­ë në vend.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania