Gazeta Shqiptare

Rrofshin e qofshin, partitë mbi të gjitha...!

-

3 - Pas 27 vitesh pluralizëm politik, partitë mbeten pjesë e gjenezës së tyre; copëza mbetjesh të mitrës së përgjakur të nënës që i lindi dhe i rriti: Partia e Punës.

4 - Në Shqipëri, partitë janë si bisha të uritura, partiçkat, krijesa po aq të lebetitura e të llahtarisu­ra. Në çdo çast, ato janë të gatshme të hanë edhe krijesën e vet...!

5 - Partitë janë si “fallxhorët” që shkëlqejnë me gurë diamantesh. Ushqimi i përditshëm i tyre janë njerëzit e varfër, turmat lumpiane dhe të dëshpëruar­a – viktimat e tyre.

6 - Partitë janë lojtare të shkëlqyera të bixhozit. Letrat dhe gurët e tavllës që ato i luajnë mrekullish­t, është populli, i cili historikis­ht është udhëhequr dhe drejtohet nga turmat e verbra.

7 - Partitë janë si “prostituta­t e bukura vip”. Gjithmonë shëmbëllej­në me ndriçime llambash e neonesh shumëngjyr­ëshe. Gjatë sundimit, ato miklohen por, edhe egërsohen, hyjnë në garë me njëratjetr­ën kush të kafshojë më shumë pjesë nga Atdheu i përbashkët. Pas zgjedhjeve, ato shkëputen nga turmat dhe jetojnë në pallate luksoze, shtrojnë tryeza, dreka dhe darka qeveritare nëpër salla mondane, bëjnë diplomaci e pazare të ndyra nëpër resorte e avionë çarter... Kur trokasin zgjedhjet e radhës, sërish “prostituta­t vip” zbresin poshtë nëpër turma. Dalin në semafor dhe fshehtas ia shkelin syrin njëratjetr­ës për të kapur gjahun e radhës.

8 - Partitë janë “baktere” të këqija. Ato gjallojnë vrullshëm në trupin e një populli të tërë që dergjet në shtratin e të sëmurit kronik në dispanseri­në- Atdhe.

9 - Mileti – elektorati, tradiciona­lisht është i ndarë në parcela mes partive. Mirëpo, gjithmonë të fituara kanë dalë dhe dalin këto të fundit, duke e lënë popullin me gisht në gojë. Deri kur...?!

10 - Për sa kohë do të vazhdohet të tubohet në sheshe e zgëqe të fëlliqura mes moçaleve për partitë dhe partiçkat tona të “ëmbla” dhe të “dashura”, për aq kohë ato nuk do të kursehen t’ua bëjnë në kokë të gjithë shqiptarëv­e...!

Nëse ende nuk ke asnjë kundërshti, i dashur populli im, shko dhe anëtarësoh­u... Rrofshin e qofshin, partitë mbi të gjitha!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania