Gazeta Shqiptare

Derbi mbetet i kuq, Partizani fiton sërish

Tirana e ka me gjykimin. Pretendon pozicion jashtë loje te goli i Malotës dhe penallti Shënon Malota, barazon Teqja, vulos Ekuban

- Jeton Selimi

Partizani mbetet zot i kryeqyteti­t edhe pas derbit të 149- të, ndërsa shton vuajtjet e Tiranës në përballjen më të ndjerë në kryeqytet, teksa bardheblut­ë nuk njohin fitore që prej 7 shkurtit të vitit 2014. Në "Selman Stërmasi" vendosin golat e Renato Malotës dhe Kaleb Ekubanit, ndërsa barazoi përkohësis­ht Olsi Teqja për ekipin e Josës. Në një 90- minutësh ku ultrasit bardheblu munguan për bojkot dhe zgjodhën ta ndiqnin takimin në një nga lagjet e kryeqyteti­t, ' Guerrils' shpalosën një koreografi 3d të frymëzuar nga banda britanike e hevi metalit "Iron Maiden", ndërsa Partizani në fushë nis menjëherë dominimin, ku në minutën e 7- të Fejzullahu ndalet nga traversa e Ilion Likës. Por goli i kuq nuk do të vonojë dhe 5 minuta më pas është Renato Malota që në zhvillimet e një goditjeje dënimi godet saktë me kokë për të çuar në ekstazë tifozët e Partizanit. Një nga golat më të rëndësishë­m për Malotën në kar- rierën e tij dhe i pari sezonal për të kuqtë. Përsëritja tregon më së miri nëse mbrojtësi ishte në pozicion jashtë loje apo jo. Epërsia "ndezi" këmbët e bardhebluv­e, por ende jo nuhatjen e golit të Cisses, që i vetëm përballë Hoxhës u ndal nga gardiani i Partizanit. Në të 25- tën Tirana pretendoi dhe për 11- metërsh për prekje të topit me dorë, por kryesori dhe asistentët e tij e cilësuan si të pavullnets­hme. Pjesa e parë u mbyll me një pritje të Likës që shmangu golin e dytë të Partizanit, i cili mund të bënte të pamundur zgjimin e Tiranës, që pjesën e dytë e nisi në mënyrën e duhur me gol, dhe për shkak të një daljeje jo të mirë të Hoxhës, që u shfrytëzua nga Teqja në shtyllën e dytë.

Në pjesën e dytë Tirana do të reagojë menjëherë, kur Teqja do të përfitojë nga dalja jo e mirë e Hoxhës dhe me kokë sjell baraspeshë­n në stadium dhe festën në sektorin mik. Por goli duket se zgjon Partizanin, që mbyll Tiranën në mesfushën e saj, ndërsa pas këtij presioni do të vijë dhe goli i fitores në minutën e 70- të, kur Kaleb Ekuban do të shërbehet mirë nga To-

rasa dhe fare pranë portës do të bëjë devijimin fitimtar. Pas kësaj fitoreje Partizani ngjitet në kuotën e

42 pikëve, 4 më pak sesa Kukësi kryesues, me të cilin do të ndeshet javën e ardhshme në "Zeqir Ymeri".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania