Gazeta Shqiptare

BARAZIM NË LAÇ

Kukësi lëshon terren, kënaqen Skënderbeu dhe Partizani

-

Shumë

zhurmë për asgjë. Asnjë gol, lojë shumë e luftuar në çdo centimetër të fushës, por Laçi dhe Kukësin i ndan vetëm një pikë në përballjen e zhvilluar në Kurbin. Sfida mes kryesuesve dhe vendasve që vazhdojnë të mbeten në vallen e mbijetesës u karakteriz­ua nga loja e ashpër në mesfushë, ndërsa skuadra e Ernest Gjokës rastet më të pastra i krijoi në pjesën e dytë, duke mos arritur të gjejë rrugën e rrjetës në duelin e javës së 22- të. Topa të shumtë të gabuar dhe muskuj në fushën e blertë që në minutat e para. Lushkja tentoi nga distanca që në minutën e dytë, ndërsa Pejiç replikoi pak sekonda më pas, por kroati nuk arriti të shënjestro­nte portën. Rastin më të pastër Laçi e krijoi me ganezin Mensah, që në të 7- ën shkarkoi një të djathtë që u stampua në traversë. Sërish shtyllë dhe sërish për skuadrën vendase me Nikën, që nuk arriti të vinte në provë Koliçin. Kukësi u tërhoq gradualish­t, duke kërkuar të mos krijonte hapësira në repartin e tërhequr, por në të 33- ën, Vucaj nëpërmjet një veprimi akrobatik nuk arriti të koordinohe­j për të kalibruar goditjen e tij. Golashënue­si më i mirë i Kategorisë Superiore mori frenat e sulmit, duke i dhënë më shumë dinamikë fazës ofensive të Kukësit, por as në minutën e 64- rt nuk arriti të koordinohe­j. Sërish Pejic vetëm pak sekonda më vonë, ku shmangu me mjeshtëri dy mbrojtës dhe dhuroi një top të artë për Eminin, që u ndal nga mbrojtja. Sulmuesi nga Maqedonia u bë sërish protagonis­t pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit, por Selmani e devijoi topin jashtë. Kukësi pa frena dore, sepse protagonis­ti i radhës ishte Lena, por edhe goditja e mesfushori­t përfundoi jashtë. Kapiteni i kurbinasve, Erjon Vucaj tentoi goditjen e fitores por pa sukses, ndërsa 9 minuta nga fundi, Pejic u ndal nga shtylla pasi u gjend i vetëm në zonën e rreptësisë. Pak sekonda më vonë Kukësi pretendoi për një 11- metërsh pas rrëzimit të Gurit në zonën e rreptësisë, por kryesori Eldorjan Hamitaj nuk ishte i këtij mendimi. Në të 85- ën, Mensah rrezikoi sërish, por sërish pa sukses. Një barazim që e bën edhe më interesant­e betejën e titullit, pasi Kukësi vazhdon të kryesojë, por tashmë me 2 pikë më shumë se Skënderbeu ndjekës, ndërsa Laçi zbret në zonën e ftohtë Flamurtari­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania