Gazeta Shqiptare

Josa: Katër humbje janë shumë, por nuk jam nën presion

Trajneri nuk justifikoh­et me gjykimin

-

Trajneri

i Tiranës, Mirel Josa, insiston se nuk e ndjen trysninë, edhe pse ekipi i tij sapo ka pësuar humbjen e katërt radhazi, por në "Gol pas Goli" ai pranoi se është pak i shqetësuar me ekipin e tij për faktin se tani është përfshirë në një luftë të ethshme për mbijetesë. Për golin e Malotës: "Ato gjëra i vendos arbitri, nuk është problemi se u bë goli në atë formë. Nuk e kemi diskutuar, tani po e shikoj. Por në momentin që ne kishim topin në zotërim, nuk duhej të humbnim e të shkaktonim faull. Dihet që Partizani në lojën në ajër është skuadër e fortë. Këtë e diskutoni ju që e shikoni më të qetë lojën dhe në pozicione më të mira, unë tani e pashë". Për pretendime­t për penallti në pjesën e parë: "Kjo ishte penallti, prekja me dorë është evidente. Tashti mund të themi e jep apo jo, por është kompetencë e Metës, apo nga gjyqtari pas portës. Unë gjatë lojës nuk e kam parë, tani më pas ma thanë djemtë që ishte prekje me dorë e topit". Për manovrën e ekipit: "Kishte momente që lojën e kishim në kontroll, por kishte të tjera që ne e humbëm topin dhe të mbrohesh nuk është vetëm të tërhiqesh. Të mbrohesh është edhe të kesh ti topin në zotërim. Kur e bënim me dy qendrat e mesfushës, ne nuk mundëm të bënim atë pasin që mund të na jepte hapësira. E fitonte topin Partizani dhe ishte në pozicione të tërhequra". Për katër humbje radhazi dhe trysninë e tyre: "Në presion nuk më vë fare. Normale që katër humbje janë shumë për Tiranën, por e kam parasysh se çfarë skuadre kam dhe çfarë elementësh, të cilët duhet të vazhdojmë t'i përmirësoj­më. Normale që humbja në derbi nuk është e mirë për ne. Por do të shohim ndeshjen me Vlorën, të shohim si veprojmë. Duke pasur parasysh mungesat që do të kemi, do të shohim si do të vendosim skuadrën dhe kush do të luajë. Unë e di shumë mirë se çfarë kam mbrapa, se cilët janë të gatshëm që t'u përgjigjen kërkesave të mia". Për mbijetesën: "I shqetësuar jam sepse të gjithë ekipet dinë të luajnë futboll, të gjithë kërkojnë të marrin pikë, ndaj ky shqetësim është. Duhet të shohim shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania