Gazeta Shqiptare

Ekstradohe­t nga Anglia shqiptari i shumëkërku­ar

Avni Metra vrau 2 vëllezër në Burrel

-

Një

53- vjeçar nga Bur reli i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar është ekstraduar nga Anglia. Bëhet fjalë për shtetasin Avni Metra. Ai jetonte në Angli, ku prej 18 vjetësh jetonte me pasaportë false dhe mbante identiteti­n Avdul Mekra, po 53 vjeç, por lindur në Gjakovë. Ekstradimi i tij u bë, pasi shqiptari është dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata e Tiranës, ku akuzohet për vrasjen e 2 vëllezërve Nevruz dhe Kadri Xhetani në vitin 1997 në qytetin e Burrelit. 53- vjeçari akuzohet për veprat penale "Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpuni­m, 2 herë" dhe "Mbajtje pa leje të armëve luftarake". Në vitin 1997, Metra është bashkuar me bandën e fisit Kola të Burrelit. Ky ishte në konflikt për pushtet me një bandë tjetër të fuqishme, atë të fisit Deda. Vrasja e parë për Metrën ësh- të shënuar në prill të atij viti, ku ai bashkë me një person tjetër kanë goditur për vdekje Kadri Xhetanin, në atë kohë roje sigurie. Xhetani i kishte ndaluar ata teksa po vidhnin një fabrikë mielli. Më pas, dy anëtarët e bandës Kola i kanë bërë pritë edhe vëllait të Kadri Xhetanit, menjëherë pas funeralit të këtij të fundit. Ata kanë sulmuar Nevruzin dhe e kanë hedhur në një pyll pranë lumit. Ka qenë motra e viktimave ajo që ka identifiku­ar autorin e vrasësve të vëllezërve të saj. Pas hetimeve që nisën ndaj tij, Metra u largua për në Britani. Atje jetoi për 18 vjet dhe u kap pas një hetimi të së përditshme­s britanike "Daily Mail". Sipas medias, shqiptari pagoi një trafikant £ 5.000 për të ikur në Britani të Madhe, pasi u dënua me 25 vjet burg në Shqipëri për dy vrasje.

 ??  ?? Avni Metra
Avni Metra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania