Gazeta Shqiptare

Testimi, pikët për 820 arsimtarë në Drejtoritë Arsimore të rretheve

"GSH" publikon rezultatet e mësuesve të Beratit, Durrësit, Dibrës dhe Elbasanit Renditja përfundimt­are javën që vjen, shtohen edhe pikët e dosjes

-

Publikohen rezultatet e testimit "Mësues për Shqipërinë" për arsimtarët që hynë në provim më 21 janar. "Gazeta shqiptare" në tabelat e mëposhtme publikon pikët për 820 kandidatët të DAR Berat, DAR Dibër, DAR Durrës dhe DAR Elbasan. Kjo nuk është renditja përfundimt­are e arsimtarëv­e, pasi këtyre pikëve që ata kanë marrë në testim do t'u shtohen edhe pikët e dosjes dhe më pas do të bëhet renditja përfundimt­are e tyre për çdo profil/ lëndë. Pritet që javën që vjen të bëhet renditja përfundimt­are, pasi deri ditën e premte mësuesit kanë të drejtën të bëjnë ankimimin e rezultatev­e që kanë marrë në testim. Kandidati duhet të bëjë verifikimi­n e ID- së personale për të mësuar pikët që ka grumbullua­r në provim.

REZULTATET

Në tabelat e mëposhtme, veç ID, kandidatët kanë të dhënë edhe lëndën si dhe pikët që kanë fituar në testim, të ndarë sipas përbërjes së tezës. Në kolonën e fundit, kandidatët kanë pikët totale që kanë arritur, ndërkohë që pikët maksi- male të testit janë 70. Ndarja është bërë e tillë, pasi edhe testi ishte i ndarë në pjesën e parë, që përmban dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtari­në e mësuesve, programet lëndore përkatëse, metodologj­inë e mësimdhëni­es dhe të nxënit, në përgjithës­i dhe të lëndës, etikën dhe komunikimi­n e mësuesit në institucio­nit arsimor, aspekte të drejtshkri­mit të gjuhës shqipe dhe në total ka 30 pikë. Ndërsa pjesa e dytë përfshin përmbajtje­n shkencore të lëndës sipas programit orientues përkatës dhe në total ka 40 pikë. Rezultati i testimit është një nga faktorët përcaktues, por jo i vetmi për t'u punësuar. Pikët e testit kanë 70% të peshës në garën për punë. Shumatorja e tyre me pikët e dosjes që secili prej tyre i ka marrë, tashmë në Drejtorinë Arsimore përbëjnë totalin e pikëve me të cilat shpallet ose jo fitues. Por, mundësia e punësimit është në varësi të renditjes së tij dhe vendeve në dispozicio­n për çdo DAR/ ZA. Prioritet ka ai me pikët maksimale, i cili ka të drejtë të refuzojë deri në tri vende që i ofrohen nga komisioni i ngritur posaçërish­t. Kandidati, i cili në renditjen e përgjithsh­me sipas profilit/ lëndës është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën e zgjedhjes për vendet e lira të punës në institucio­net arsimore në prezencë të komisionit të ngritur pranë Drejtorive/ Zyrave Arsimore Rajonale.

REZULTATET E TESTIMIT “MËSUES PËR SHQIPËRINË” 2016- 2017

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania