Gazeta Shqiptare

Basha: Ngrihuni, nxirrini zvarrë nga zyrat

Kreu i PD- së ashpërson retorikën kundër qeverisë me thirrjet: Duan luftë, luftë do të kenë Bregu i bashkohet protestës: Jo dhunë, nuk është 21 janari

- Valentina Madani

Nga "çadra e lirisë", kreu i opozitës, Lul zim Basha ashpërsoi dje retorikën kundër qeverisë "Rama" duke ftuar shqiptarët të ngrihen përmes shprehjes: "Duan luftë, luftë do të kenë". Z. Basha e drejtoi gishtin drejt të gjithë atyre që sipas tij po abuzojnë me qytetarët. Nuk është manifestim partiak ky sipas Bashës, por lëvizje mbarëpopul­lore. Basha bëri të qartë se: "Nuk është koha për t'i kthyer faqen tjetër atij që të godet". Ndaj sipas tij është koha për të zgjidhur gjuhën të gjithë. Zgjidhja e vetme që propozon kryetari i opozitës është marrja në dorë e së drejtës kushtetues­e për të votuar të lirë e kjo sipas tij, bëhet vetëm me ngritjen e një qeverie teknike. Në takimin me biznesin në "çadrën e lirisë", z. Basha frymëzoi radikalizm­in e protestës, duke u bërë thirrje qytetarëve të reagojnë për largimin e qeverisë që sipas tij është kriminale. Ai iu drejtua protestues­ve me tone të ashpra, duke u kërkuar t'i nxjerrin nga zyra e të tërheqin zvarrë zyrtarë e drejtues institucio­nesh. "Ora jote po vjen, ora e çdokujt që abuzon me shqiptarët po vjen, ta dijë mirë çdokush që godet qytetarët se do vijmë t'i marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë, luftë do ketë deri sa të fitojnë qytetarët. Thyejini dritaret, ngrihuni, protestoni, reagoni. Askush të mos kujtojë se kjo është lojë, se jemi këtu për t'i bërë llogari, përndryshe vala e ardhshme popullore do t'ju fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore dhe jo një manifestim partiak. Durimit të popullit i ka ardhur fundi, durimit tonë i ka ardhur fundi, boll me provokime dhe me akte të pahijshme në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve", u shpreh kreu i PD- së. Z. Basha u bëri gjithashtu thirrje qytetarëve që të reagojnë edhe më shumë dhe nëse është e nevojshme, të përdorin dhe dhunën. "Nuk do gjeni vrimë miu për t'u futur. Kudo ku jeni, për çdo padrejtësi ndaj çdo qytetari, reagoni, qëlloni me gusht, shpojuni gomat e makinave, thyeni xhamat, koha kur populli mund të trajtohet si dele po merr fund. Këtu do jemi deri sa ta Kërcenim të drejtpërdr­ejtë kreu i PD- së i bëri drejtorit të përgjithsh­ëm të TVSH- së. "Ne me këngë dhe me akte paqësore, ata me pushime nga puna dhe kërcënime. Thoma Gëllçi, o pleh do të të tërheqim zvarrë nga Televizion­i Shqiptar", tha z. Basha.

mposhtim padrejtësi­në. Ne do luftojmë deri në fitore dhe jemi në këmbë. Populli shqiptar nuk ka rrugë tjetër për të marrë në dorë fatin e vet europian", deklaroi kreu i PD- së. Një thirrje të drejtpërdr­ejtë kishte për ambasadori­n amerikan, Donald Lu. "Zbato të njëjtin standard. Hiqi vizën Edi Ramës, hiqi vizën Saimir Tahirit", tha kreu i PD- së. Por e sapokthyer nga një vizitë disaditore në SHBA, deputetja Majlinda Bregu deklaroi se nuk duhet të sh-

kohet deri tek aktet e dhunës. Bregu iu bashkua protestës së opozitës, por tha se nuk është alternativ­ë bojkoti i zgjedhjeve. "Unë mendoj që ndërkohë që protesta duhet të vazhdojë, paralel me të duhet, të ketë një punë intensive me strukturat e PD. Nuk më duket alternativ­ë bojkotimi i zgjedhjeve parlamenta­re. Shqipëria dhe PD nuk i ka bllokuar zgjedhjet as në ditët më të vështira për të dhe nuk do të doja kurrë që të krijonte një precedent që nesër të mund të përdorej nga ndonjë parti tjetër për të bojkotuar zgjedhjet. Zgjedhjet parlamenta­re

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i PD- së, Lulzim Basha
Kryetari i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ?? Faksimile e letrës së drejtorit të TVSH- së, Thoma Gëllçi, për kreun e PD- së, Lulzim Basha
Faksimile e letrës së drejtorit të TVSH- së, Thoma Gëllçi, për kreun e PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania