Gazeta Shqiptare

Zgjatet linja Sauk- Qendër, Veliaj: Qytetarët do të udhëtojnë më lirë

Kryebashki­aku: Kemi shtuar edhe 5 automjete

-

ITINERARI

Itinerari i ri i linjës Qendër- Sauk është: Ish- Stacioni i Trenit - Qendër - Sauk i Ri - Sauk i Vjetër - Sanatorium - Farkë. Për të përballuar fluksin që mund të sjellë zgjatja e linjës, linjës i janë shtuar edhe 5 autobusë, duke e çuar në 17 numrin e përgjithsh­ëm të tyre.

jë jashtëzako­nisht e kërkuar sepse lidh një zonë të re të Tiranës, e zhvilluar rishtazi, me shumë banorë, që mbulon një pjesë të madhe të hapësirës universita­re pranë Qytetit Studenti, me

qendrën e qytetit. Kjo tani është dyfishuar duke vajtur deri te ish- Stacioni i Trenit", - tha Veliaj. Ai theksoi se, ashtu si edhe në shumë linja të tjera të riorganizu­ara, edhe me këtë linjë qytetarët do mund të udhëtojnë për një distancë më të gjatë, duke paguar vetëm një biletë dhe me një abone. "Pra, me një biletë të vetme, ata qytetarë që duhej të zbrisnin në qendër dhe të ndërronin autobus për të marrë një tjetër, për të shkuar në pjesën tjetër të Tiranës, sot e bëjnë vetëm me një biletë, me një abone të unifikuar, dhe fatmirësis­ht me 30% më shumë mjete në shërbim. Duke shtuar mjetet është shtuar edhe përdorimi, dhe rezulton që të gjithë qyteta- rët janë të kënaqur nga sistemimi i kësaj linje", - shtoi Veliaj. Falë riorganizi­mit të linjave urbane në Tiranë, linja e vjetër Qendër- Sauk tashmë përshkon itinerarin: Ish- Stacioni i Trenit - Qendër - Sauk i Ri - Sauk i Vjetër - Sanatorium - Farkë. Për të përballuar fluksin që mund të sjellë zgjatja e linjës, linjës i janë shtuar edhe 5 autobusë, duke e çuar në 17 numrin e përgjithsh­ëm të mjeteve që operojnë në këtë linjë.

 ??  ?? Erion Veliaj në autobusët e linjës Sauk- Qendër
Erion Veliaj në autobusët e linjës Sauk- Qendër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania