Gazeta Shqiptare

Basha: E kemi "ushtrinë" për të larguar bandën në qeveri

Protesta, kreu i PD- së ia faturon Ramës dhunimin e Spahiut: Mos provokoni popullin "Vetingu i vërtetë, një ditë pas qeverisë teknike"

- Valentina Madani

Kreu i PD- së Lulzim Basha edhe pas ditës së 9 të protestës është shumë herë më i bindur se vendit i duhet një qeveri teknike, e cila duhet të garantojë zgjedhje të lira. Për Lulzim Bashën nuk ka kthim pas, ndaj dje bëri një tjetër paralajmër­im se në sheshin para kryeminist­risë është "ushtrinë" që do të largojë bandën në qeveri. Kreu i opozitës përjashtoi çdo mundësi për thyerje të bojkotit të grupit parlamenta­r demokrat. Ai tha se veting do të ketë vetëm pas krijimit të qeverisë teknike. "E para që duhet garantuar është largimi i bandës, kjo është detyra e madhe që kemi, jo vetëm për zgjedhjet, por shqiptarët. Nuk do pranojnë më zgjedhje të diktuara nga krimi, ose zgjedhje të lira e të ndershme ose zgjedhje të lira e fasadë nuk ka për të pasur, ne nuk do t'i lejojmë zgjedhjet fasadë. Ku është ushtria e republikës së re do pyesni? Ushtria ishte në sheshin e 18 shkurtit, është në këtë çadër dhe në çdo shtëpi shqiptari që është i zhgënjyer, i nëpërkëmbu­r për ta mbytur republikën e krimit. Ditët e kësaj beteje janë ditët e lavdisë së vërtetë qytetare. Nuk është betejë për të marrë pushtet në tavolinë",theksoi z. Basha. Kreu i PD- së e cilësoi qeverinë si "një grusht kriminelës­h, hajdutësh e zuzarësh", ndërsa për kryeminist­rin Rama theksoi se që prej 18 shkurtit s'po gjen vrimë ku të fusë kokën. "Populli nuk ka më frikë, e ka vrarë frikën, s'ka pse të ketë frikë nga një pakicë që përfaqëson llumin përtej atyre mureve. Edi Rama dhe banda e tij është më e izoluar se kurrë, nuk e do Jugu, as Veriu nuk e duan as ndërkombët­arët", deklaroi z. Basha. Kryetari i opozitës, bëri edhe dje të qartë se me qeverinë Rama nuk mund të ketë veting, duke theksuar se ai proces do të ndodhë një ditë pas qeverisë teknike. Duke folur më tej për Republikën e Re, Basha tha se do jetë pikërisht ajo që do bëjë vetingun e vërtetë. "Veting me Armando Prengën e

Elvis Roshin nuk ka e as ka për të pasur. Veting do ketë me qeverinë e re, ne do ulemi për t'i dhënë shqiptarëv­e vetingun që garanton gjyqtarë e prokurorë të pa kapur. Edi Ramës i dridhen leqet e këmbëve kur mendon për drejtësinë e pa kapur. Atij i prishet gjumi nga vetingu i vërtetë. Veting do të ketë 1 ditë pas qeverisë teknike, veting të vërtetë dhe drejtësi të vërtetë",shtoi Basha. Ai i bëri thirrje

kryeminist­rit të mos provojë protestues­it. Duke folur në një takim me artistët, Basha tha se ishin provokator­ët e Ramës ata që goditën Spahiun, andaj përsëriti thirrjen: Mos provokoni popullin! "Provokator­ët e Edi Ramës goditën në tendë kreun e AK- së, Kreshnik Spahiu. E bën me pabesi si e kanë zakon. Provokator­i mori atë që meritonte këtu në këtë çadër, përshëndes ata, të cilët nuk lejuan që provoka- “Ku është ushtria e republikës së re do pyesni? Ushtria ishte në sheshin e 18 shkurtit, është në këtë çadër dhe në çdo shtëpi shqiptari që është i zhgënjyer, i nëpërkëmbu­r për ta mbytur republikën e krimit. Ditët e kësaj beteje janë ditët e lavdisë së vërtetë qytetare".

tori të largohej pa iu prekur qimja e flokut. Përsëris thirrjen: Të shmangin provokimet, mos provokoni popullin, përndryshe pasojat e plota, të kundërpërg­jigjes së fuqishme do jenë mbi ju, urdhëruesi­t e provokimev­e. Mos provokoni popullin. Provokator­ët po ashtu dje, të PS, u munduan të sabotojnë aktin fisnik dhe sublime të grevistëve të Zharrzës", tha z. Basha.

 ??  ?? Opozita në protestë para Kryeminist­risë
Opozita në protestë para Kryeminist­risë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania