Gazeta Shqiptare

Kreu i Unionit, Mira: Meta të marrë përgjegjës­inë, Rama të lërë qeverisjen

CDU, Ziemak: Të zhurmshëm sa dëgjoheshi­t deri në Gjermani

-

Kancelarja gjermane Angela Merkel përmes përfaqësue­sve të saj shprehu dje mbështetje­n për protestën e opozitës. Në çadrën e protestës, kreu i PD- së Lulzim Basha prezantoi mbrëmë të ftuarin special, përfaqësue­sin e partisë së Angela Merkel në Gjermani, kreun e Forumit Rinor të Partisë Cristian- Demokrate z. Paul Ziemak. "Protesta juaj është aq e zhurmshme sa e dëgjojmë deri në Gjermani. Aq e zhurmshme sa vendosa të vij e t'ju mbështes. Erdha si qytetar i botës së lirë dhe si vëlla i njerëzve që kërkojnë demokracin­ë. Është hera e dytë për mua në këtë vend të mrekullues­hëm dhe jam i lumtur që shoh kaq të rinj dhe mesazhi është: Në Gjermani, në Europë dhe në gjithë botën dëgjohet zëri juaj dhe duam t'ju mbështesim sepse të gjithë atyre që janë të korruptuar u themi që do t'ju mundim” - tha Ziemak. Në protestën e opozitës kreu i PD- së ftoi edhe kryetarin e unionit të të rinjve të djathtë në Europë, Javier Hurtado Mira. Pas mbështetje­s që i ofroi të rinjve dhe njerëzve që kërkonin demokracin­ë dhe shtetin e lirë, Javier i bëri thirrje kryeminist­rit Rama që të linte qeverinë ndërsa kreu i LSI- së të marrë përgjegjës­i për të nxjerrë Ramën nga qeveria. "Ne i kërkojmë Ramës që të lërë qeverinë dhe Metës të marrë përgjegjës­inë, Meta, nëse je socialist i vërtetë, nxirre Ramën nga qeveria," tha Javier Hurtado Mira. Zyrtari evropian përgëzoi të rinjtë shqiptarë, pasi sipas tij ata i jepnin kurajë europianëv­e për të ecur para.

 ??  ?? Kreu i PD- së Lulzim Basha, dje në “Tendën e Lirisë”
Kreu i PD- së Lulzim Basha, dje në “Tendën e Lirisë”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania