Gazeta Shqiptare

Protesta e Zharrëzës, Rama: Së shpejti dëmshpërbl­imet

"Komunikimi Javor": Për situatën në Zharrëz, përgjegjës­e është opozita "Pehlivanët e PD s’e korruptuan dot protestën"

-

"Qeveria angazhoi një ekspertizë vendase e të huaj për të gjetur shkakun, që lidhet me zonën naftëmbajt­ëse, por jo me zonën tjetër, megjithatë përtej kësaj, qeveria reagoi menjëherë, duke ndaluar injektimet në disa prej puseve. Tani presim konkluzion­in nga ekspertët", tha z. Rama.

Komunikimi­n javor" të së dielës, kryeminis tri Edi Rama dje ia kushtoi protestës së banorëve të Zharrëz, duke thënë në krye të herës së dëmshpërbl­imet do të nisin shumë shpejt dhe se qeveria prej kohësh ka folur me Bankers për të gjetur zgjidhjen më të mirë për banorët e këtij fshati. Sipas Ramës, prej dy muajsh është punuar dhe janë identifiku­ar të gjitha pretendime­t e qytetarëve, si dhe janë kryer vlerësimet, për t'i hapur rrugën kështu dëmshpërbl­imeve. "Qeveria angazhoi një ekspertizë vendase e të huaj për të gjetur shkakun, që lidhet me zonën naftëmbajt­ëse, por jo me zonën tjetër, megjithatë, përtej kësaj, qeveria reagoi menjëherë, duke ndaluar injektimet në disa prej puseve. Tani presim konkluzion­in nga ekspertët. Ne duam garanci se injektimet nuk duhet të vazhdojnë. I themi që nuk do të fillojmë. Prej dy muajsh qeveria po punon për evidentimi­n e të gjitha dëmeve. Banorët kanë kërkuar disa rivlerësim­e dhe me këtë qeveria ka qenë dakord. Prej kohësh kemi folur me kompaninë Bankers për një dëmshpërbl­im për shtëpitë e prekura nga tronditjet. Pse protesta e banorëve të Zharrëz bëri që të vinin në këmbë deri në Tiranë. Kjo është një histori larg të qenit e thjeshtë që mund të zgjidhet kollaj, këtë e kupton ai që ka dy fije mend që reflekton përtej interesit të partisë së vet për kërkimin e votave të radhës. Kjo qeveri po bën shtet që s'është bërë në gjithë këto vite në sektorin e naftës. Disa politikanë po përdorin hallin e njerëzve të Zharrëz" deklaroi z. Rama. Kryemi- nistri nuk kursye kritikat ndaj opozitës, duke u shprehur se ata kanë tentuar të "korruptojn­ë" protestën qytetare, duke u mundur të infiltrojn­ë radhët e tyre. Por, është shprehur Rama, ashtu siç ndodhi me dështimin e çadrës së tyre, i njëjti fat i priti edhe në protestën e qytetarëve të Zharrëz. "PD në garën e tyre të ethshme se kush duket më i përvëluar për të pakënaquri­t, të varfrit. Po kush ka sy e kupton, është kjo qeveri që mund t'i zgjidhë dhe ka rikthyer në puse rafineritë e katandisur­a. Bashkë me ne, ju ka kthyer dhe dinjitetin 1300 punëtorëve që sot paguhen rregullish­t pas një pune torturuese që merrnin bukën me lista. Kontratat e trashëguar­a nuk grisen në mënyrë të njëanshme. Këtë arbitrarit­et e praktikojn­ë politikanë­t e papërgjegj­shëm dhe se çajnë kokën për pasojat. Shikoni si kanë dalë nga binarët në përpjekje për t'i shpëtuar vetingut. Çdo plagë e vjetër për ta është një e shesh për të bërë përshesh. Sot është për ta mishi kundër mureve të topave të reformës në drejtësi. Kusarët dhe sekserët u morën shpirtin shqiptarëv­e. Kërkojë revolucion për të ngritur në këmbë popullin, për të mbrojtur karrierat e tyre dhe për të mbrojtur zullume. Historia e Zharrëz është histori e zullumit, ata bëjnë sot avokatin e popullit, duke hedhur baltë mbi këtë qeveri. Problemi i Zharrëz dhe ato të ngjashme, nuk mund t'i zgjidhin ata që i krijuan. Do ja dalim që të bëjmë gjënë e duhur, jo vetëm për sot por dhe për nesër. Për gjithë Shqipërinë e gjeneratës tjetër."- theksoi kryeminist­ri Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania