Gazeta Shqiptare

Dy kërkesat, banorët kalojnë natën para MEI

Udhëtuan në këmbë Zharrëz- Tiranë

-

Protestues­it

e ardhur nga Zharrësi i Fierit e kaluan natën para Ministrisë së Energjetik­ës me shpresën se do të gjejnë zgjidhje nga qeveria. Pas udhëtimit në këmbë nga Zharrëza në Tiranë, prej dy ditësh banorët vazhdojnë grevën para ministrisë së Energjisë duke kërkuar dëmshpërbl­im dhe largimin e kompanisë naftë nxjerrëse. Por sipas përgjigjes së Ministrisë së Energjisë "sistemimi i banorëve dhe riparimi i dëmeve të këtyre 70 banesave do të bëhet në masë të plotë nga qeveria dhe kompania pa pritur zbulimin shkencëris­ht të provuar të shkaqeve të lëkundjeve. Brenda javës që vjen, qeveria angazhohet të përmbyllë të gjitha modalitete­t e kërkuara nga grupi ndërminist­ror i punës ngritur me urdhër të Kryeminist­rit. Për banesat që nuk klasifikoh­en në gjendjen e emergjencë­s do të shpërblehe­n, gjithashtu, në mënyrë të plotë në varësi të rezultatev­e të ekspertizë­s së pavarur mbi shkaqet e lëkundjeve. Në takim u sqarua se vazhdon procesi i vlerësimit të shkaqeve nga vijnë lëkundjet. Mbi bazën e të dhënave të regjistrua­ra është përzgjedhu­r një listë ekspertësh të pavarur ndërkombët­ar që do të kryejnë këtë analizim".

PROTESTA

Pas udhëtimit në këmbë nga Zharrëza në Tiranë, prej dy ditësh banorët vazhdojnë grevën para Ministrisë së Energjisë duke kërkuar dëmshpërbl­im dhe largimin e kompanisë naftënxjer­rëse.

 ??  ?? Protestues­it e ardhur nga Zharrëza
Protestues­it e ardhur nga Zharrëza

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania