Gazeta Shqiptare

Vetingu e zgjedhjet, KiE mision faktmbledh­ës

Bordi i ONM, Vasili tjetër letër Lu e Vlahutin: Roli i sekretarit të Ramës, i paligjshëm Të dërguarit e Strasburgu­t, takime me krerët e politikës

- Njoftim

Zhbllokimi i procesit të vetingut dhe përgatit jet për zgjedhjet e qershorit pritet të jenë temat kryesore të misionit fakt mbledhës të dy bashkërepo­rterëve të Këshillit të Europës, deputetit gjerman Andrej Hunko dhe atij irlandez, Joseph O'Reilly. TC raporton se duke nisur nga sot në mëngjes e deri më 1 mars, të dërguarit e Strasburgu­t nisin takimet me krerët e politikës shqiptare, në një kohë kur opozita ndodhet prej disa ditësh në çadrën e protestës dhe reforma në drejtësi ndodhet në udhëkryq. Misioni i reporterëv­e të Këshillit të Europës për Shqipërinë pason takimet me politikën shqiptare të zhvilluara së fundi nga homologu i tyre në Parlamenti­n Europian, Knut Fleckenste­in. Në rezolutën e fundit, të miratuar nga Asambleja Parlamenta­re e Këshillit të Europës, bashkërepo­rterët kanë vënë në dukje se zbatimi praktik i reformës në drejtësi, - proces që nis me vetingun, rivlerësim­in e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, - mbetet kushti kryesor për hapjen e negociatav­e për integrimin në BE. Strasburgu ka bërë, gjithashtu, thirrje vazhdimish­t që të arrihet konsensus mes të gjithë faktorëve politikë për reformën zgjed- hore dhe vijimin e procesit të dekriminal­izimit. Për sa kohë nuk ka rezultate të prekshme dhe konsensus politik për reformat, Shqipëria do të mbetet në listën e monitorimi­t, krahas Armenisë, Azerbajxha­nit, Bosnje- Hercegovin­ës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Federatës Ruse, Serbisë dhe Ukrainës.

LETRA

Pas reagimit të komisioner­it Hahn për bordin e ONM, ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka nisur një tjetër letër në drejtim të presidenti­t, kryeminist­rit, Kryebashki­aku,

Eri on Veliaj, firmosi dje peticionin e ndërmarrë nga shoqëria civile për mbledhjen e 1 milionë firmave për vetingun. Ai komentoi edhe protestën e opozitës, kur tha se një minorancë e zhurmshme në një çadër të ngujuar mundohet t'i imponohet një shumice të heshtur. "Një minorancë e zhurmshme në një çadër të ngujuar mundohet t'i imponohet një shumice të heshtur. Ka një habi shumë të madhe, kur shikon në televizor duket sikur të huajt e duan Shqipërinë më shumë se ne, të duket sikur ambasadorë­t e duan Shqipërinë më shumë se ne. Kjo është ndjenjë e mirë që ata e duan Shqipërinë, por nuk mund ta duan më shumë se ne. Kush e do Sh- kreut të Kuvendit dhe ambasadorë­ve Lu dhe Vlahutin. Sipas "Ora News", në letrën që mban datën 20 shkurt 2017, Vasili rinënvizon faktin se ngritja e bordit të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t është antikushte­tues. Sipas ministrit qipërinë nuk ka nevojë të thotë "O sa mirë me qenë shqiptar". Të qenit i mirë sot do të thotë drejtësi. Nuk edhe "Kërkesa formale, dërguar nga Sekretari i Përgjithsh­ëm, që referohet edhe në letrën e z. Hahn, rezulton të jetë jo në zbatim të Kushtetutë­s dhe një kërkesë e tillë nuk përfaqëson vullnetin e Këshillit të Ministrave, si organ kolegjial, në mund të jenë ambasadorë­t të parët që kërkojnë drejtësi dhe ne të fundit. Mjafton një firmë për të bërë 1 milionë konstituim­in e ONM- së, pasi edhe vetë Sekretari i Përgjithsh­ëm i Këshillit të Ministrave, nuk gëzon asnjë funksion të veçantë sipas Kushtetutë­s, që t'i lejojë atij t'i kërkojë BE të fillojë procedurat e konstituim­it të ONM- së dhe fillimin e ushtrimit të funksionev­e të saj", shkruan z. Vasili. Ai shton më tej se: "Zyrtarët e BE- së referojnë të kenë komunikuar me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, por, në fakt, kanë komunikuar me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të Këshillit të Ministrave, pa autorizimi­n nëpërmjet ven-

firma për vetingun dhe për t'i treguar botës që Shqipërisë i dalim zot vetë", tha z. Veliaj. dimmarrjes së qeverise së Republikës së Shqipërisë. "Sekretari i Përgjithsh­ëm i Këshillit të Ministrave de jure, është pjesë e nëpunësve civile të administra­tës publike, por që de facto në rastin konkret, në kundërshti­m me Kushtetutë­n dhe ligjin, ka ushtruar kompetenca që nuk i ka pasur, apo që nuk i janë dhënë ndonjëherë. Kjo është dhe fryma e Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë dhe amendament­eve të saj, të miratuara në mënyrë konsensual­e në datën 21- 22 korrik 2016" shpreh ministri i Drejtësisë. Në letër Vasili ripërsërit shqetësime­t e ngritura më herët rreth kësaj çështje. Shqetësime­t e ngritura nga ministri i Drejtësisë, dhe që vazhdojnë të jenë ende çështje të rëndësishm­e për analizë, diskutim e vendimmarr­je, sidomos tashmë edhe nën dritën e fakteve të evidentuar­a nga letra e z. Hahn, janë: a) mënyra e komunikimi­t dhe qasja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë me institucio­net e Bashkimit Europian; b) si dhe roli në procesin e rivlerësim­it kalimtar të Bordit të Menaxhimit të ONM- së, përbërja e tij, si dhe mënyra e koordinimi­t apo bashkëpuni­mit me qeverinë shqiptare, institucio­net e tjera publike apo private".

 ??  ?? Drejtuesja e ONM Gjenovefa Ruiz Kalavera dhe ambasadorj­a e BE- së në Tiranë, Romana Vlahutin
Drejtuesja e ONM Gjenovefa Ruiz Kalavera dhe ambasadorj­a e BE- së në Tiranë, Romana Vlahutin
 ??  ?? Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili
 ??  ?? Kryebashki­aku Erion Veliaj, dje duke firmosur peticionin e ndërmarrë nga shoqëria civile
Kryebashki­aku Erion Veliaj, dje duke firmosur peticionin e ndërmarrë nga shoqëria civile

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania