Gazeta Shqiptare

Projektlig­ji ' Për policinë gjyqësore", OPGJ propozime Komisionit të Ligjeve e EURALIUS

OPGJ: Karriera jonë në ngërç, trajtim jodinjitoz, paguhemi sa 70% e prokurorit "Veprimtari­a jonë, nën kontrollin e prokuroris­ë"

-

Në kohën kur ek spertët e fushës po diskutojnë në Komisionin e Ligjeve projektlig­jin për policinë gjyqësore, hetuesit kërkojnë më shumë vëmendje, pasi ndihen të përjashtua­r dhe të diskriminu­ar.

Në draftin e dorëzuar në Komisionin Parlamenta­r dhe pranë EURALIUS, oficerët theksojnë se projektlig­ji në fjalë cenon rëndë të drejtat themelore në ushtrimin e funksionev­e të tyre, raporton "News24".

Oficerët sugjerojnë që në ligj të përcaktohe­t qartë varësia institucio­nale ndaj tyre, ngritja në karrierë si dhe një trajtim financiar më dinjitoz.

Konkretish­t, oficerët gjyqësorë propozojnë që ve- primtaria e tyre të jetë ekskluzivi­sht nën kontrollin e prokuroris­ë, pa artificial­izma dhe kompetenca shtesë e joprofesio­nale. Hetuesit sugjerojnë gjithashtu që emërimi, transferim­i dhe procedimet disiplinor­e të tyre, të jenë e drejtë ekskluzive e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë.

Sipas tyre, kjo kërkesë vjen me qëllim shmangien e burokraciv­e të tepërta brenda strukturav­e të Policisë së Shtetit. Mandej theksojnë se vetëm në këtë mënyrë shmanget rrjedhja e informacio­nit nga dosja hetimore, si dhe lëvizjet tendencioz­e nga ana e eprorëve, gjë e cila do të komprometo­nte rëndë hetimin e çështjeve penale. Një tjetër shqetësim i ngritur nga oficerët gjyqësorë është fakti se projektlig­ji në fjalë nuk parashikon në asnjë nen promovimin e tyre në karrierë. Hetuesit shprehen se padrejtësi­a më e madhe iu është bërë me ndryshimet e fundit kushtetues­e, ku u hiqet mundësia për t'u bërë ndonjëherë prokurorë. Po përtej kësaj, argumentoj­në hetuesit, edhe projektlig­ji në fjalë i diskrimino­n në këtë drejtim, duke mos pasur asnjë stimul, pasi karriera e tyre është e stopuar që në nisje.

Në fund, ata kërkojnë trajtim financiar dinjitoz, pasi theksojnë se paga e tyre është sa 70% e pagës së prokurorit. Për hetuesit, hendeku i madh që krijohet mes prokurorëv­e dhe vetë atyre, mund ta vërë në rrezik të gjithë sistemin e drejtësisë penale. E në këtë pikë i mëshojnë fort faktit se hetimi është veprimtari ekskluzive e oficerëve gjyqësorë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania