Gazeta Shqiptare

Arrestohet drejtori i shkollës, tri nxënëse e çojnë në polici për ngacmim seksual

Kuçovë/ 63- vjeçari mohon akuzat: U flas vetëm për etikën në shkollë "Ka 3 muaj e njëjta situatë, na vinte zor ta denonconim"

-

Drejtori i një shkolle 9vjeçare në Kuçovë është ndaluar nga uniformat blu, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualish­t dhe ka kryer veprime të turpshme me 3 vajza të kësaj shkolle. Bëhet fjalë për 63- vjeçarin Ajaz Ajazi, banues në Kuçovë. Mësohet se 63- vjeçari njëherazi mbante edhe postin e mësuesit të gjeografis­ë. Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë 3 muajve të fundit, ndërsa denoncimet në polici janë bërë nga vetë të dëmtuarat dhe prindërit e tyre.

DENONCIMI

Kanë qenë 3 vajzat e shkollës 9- vjeçare të cilat kanë rënë dakord me njëratjetr­ën që t'u jepnin fund ngacmimeve të tyre nga ana e mësuesit të tyre dhe drejtorit të shkollës. Fillimisht, mësohet se 3 nxënëset kanë biseduar me prindërit e tyre për ngjarjet që u kishin ndodhur atyre dhe më pas janë paraqitur në komisariat për të bërë edhe denoncimin. Dëshmia e të tri vajzave është bërë në prani të një psikologej­e, dhe menjëherë pas dëshmisë së tyre, policia bëri edhe arrestimin e drejtorit të shkollës. Ndalimi i tij u bë ditën e djeshme nga specialist­ët për hetimin e krimit. Sipas policisë, ndalimi i 63- vjeçarit Ajaz Ajazit u bë në bazë të kallëzimit të 3 nxënëseve të kësaj shkolle, pasi dyshohet se i ka ngacmuar seksualish­t. Kjo ngjarje dyshohet se ka ndodhur gjatë 3 muajve të fundit, në shkollën ku ai jep mësim. Pas ndalimit të tij, policia i referoi materialet në ngarkim të tij në prokurorin­ë e rrethit gjyqësor Berat, duke e akuzuar atë për veprat penale "Vepra të turpshme" dhe "Ngacmim seksual".

DËSHMITË

Burime pranë policisë bënë me dije se të tri vajzat kanë pohuar se mësuesi i tyre, njëherazi edhe drejtor i shkollës ku ato mësojnë, i ka ngacmuar seksualish­t më shumë se një herë, në vende dhe në kohë të ndryshme. Të dëmtuarat kanë treguar në prani të psikologes se në disa raste, e sidomos në korridoret e shkollës, kur ndonjëra prej vajzave ka qenë duke kaluar e vetme, ai i ndalonte dhe tentonte të kryente veprime të turpshme me to. "Ka gati tre muaj që ndodh diçka e tillë. Na vinte zor ta denonconim më parë", kanë pohuar nxënëset para uniformave blu. Ndërkaq, në polici është marrë në pyetje edhe 63- vjeçari Ajaz Ajazi, i cili ka mohuar menjëherë akuzat e ngritura ndaj tij. "Asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Nuk e di pse mund ta kenë bërë denoncimin", ka thënë Ajazi në polici. Po ashtu, ai ka treguar se në disa raste u ka folur edhe në mënyrë të ashpër nxënëseve, por sipas tij gjithçka ka pasur lidhje me mësimin dhe etikën e të sjellit në ambientet e shkollës, duke filluar që nga veshja e deri tek edukata që duhet të ndjekin me bashkëmosh­atarit dhe mësuesit e tyre. "Policia e Kuçovës bëri ndalimin e shtetasit Ajaz Ajazi, 63 vjeç, banues në Kuçovë, mësues Gjeografie dhe drejtor i një shkolle 9- vjeçare në Kuçovë. Ndalimi i tij u bë në bazë të kallëzimit të 3 nxënëseve të kësaj shkolle, pasi dyshohet se i ka ngacmuar seksualish­t", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania