Gazeta Shqiptare

Atentati në Fier, policia heton pistën e hakmarrjes

Kalvari i ngjarjeve nisi që nga viti 1997

-

Policia

e Fierit po heton pistën e hakmarrjes për të zbardhur atentatin me eksploziv të mbrëmjes së të shtunës, ku mbeti i plagosur teksa ecte me makinën e tij, Armando Sulo. Hakmarrje që lidhet me familjen e dajës së 35- vjeçarit të gjymtuar në të dyja këmbët nga shpërthimi në makinën me të cilën po udhëtonte në lagjen "Kryengritj­a", raporton Tv Klan.

Sula ka qenë i dyshuar për vrasjen e Ardian Mollës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2003, të cilin e akuzonte si autorin e vrasjes së dajës së tij, Astrit Braçes. Ky i fundit ishte një ish- oficer policie, i cili u ekzekutua në vitin 2001. Zinxhiri i vrasjeve ka nisur që prej vitit 1997, kur gjatë një operacioni të policisë së Fierit mbeti i vrarë Elton

35- vjeçari Armando Sulo ishte duke udhëtuar me mjetin e tij me targa AA 252 NM. Në ecje e sipër, makina shpërtheu në flakë, ku për pasojë mbeti i dëmtuar drejtuesi i mjetit. Ngjarja e rëndë u shënua të shtunën, në lagjen "Kryengritj­a" në Fier, në vendin e quajtur "Poçeria".

Brahimaj. Në operacion ishte pjesëmarrë­s oficeri Astrit Braçe, të cilin familja Brahimaj e akuzonte si përgjegjës. Katër vite pas kësaj ngjarje, në vitin 2001, Astrit Braçe dhe djali i tij, u vranë në një pritë. Në atë kohë, i dyshuari kryesor ishte shtetasi Ardian Molla, i afërm i Elton Brahimajt, i cili vritet në vitin 2003. Armando Sulo ishte në rrethin e personave që u hetuan. Policia dyshon se atentati ndaj tij është i lidhur me këto ngjarje. Makina me të cilën udhëtonte 35- vjeçari shpërtheu teksa ishte në ecje. Sipas policisë lokale, Armando Sulo sapo kishte dalë nga burgu disa ditë më parë, pasi ishte arrestuar për armëmbajtj­e pa leje dhe kishte përfituar nga amnistia. Ndërkaq, ditën e djeshme, Sulo është transferua­r në Spitalin e Traumës në kryeqytet për ndihmë më të specializu­ar mjekësore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania