Gazeta Shqiptare

Vodhi pije alkoolike në dy lokale, pranga autorit

-

LUSHNJE - Specialist­ët për hetimin e krimeve në Komisariat­in e Policisë Lushnje, kanë arrestuar në flagrancë një 24- vjeçar teksa po vidhte disa pije alkoolike në një lokal. Në pranga ka përfunduar Shtetasi Eldorado Demiri, banues në lagjen "18 Tetori" Lushnjë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë natës të së dielës, në lagjen "Loni Dhamo", ai ka vjedhur lokalin "Bar- KafeRestor­ant" në pronësi të shtetases me iniciale D. B, 51 vjeçe. I riu akuzohet se ka vjedhur rreth 30.000 lekë, disa pije alkoolike e freskuese. Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se 24vjeçari ka vjedhur edhe disa pije alkoolike në lokalin "Bar Kafe" në pronësi të shtetases me iniciale N. Ç, 40 vjeçe, banuese në lagjen "Kongresi" Lushnje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania