Gazeta Shqiptare

AAK: Lironi Haradinajn, ndryshe destabiliz­ojmë Ballkanin

-

Aleanca

për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar ndalimin e kreut të saj në Francë si pengmarrje, pas së cilës fshihen motive politike. Me anë të një komunikate drejtuar mediave, AAK- ja ka kërcënuar se do të ketë destabiliz­im të Ballkanit nëse lideri i tyre Ramush Haradinaj nuk lirohet. Ndërsa u ka bërë thirrje institucio­neve të Kosovës të bëjnë më shumë për lirimin e tij, ndryshe fatin e kësaj çështjeje do ta marrë populli në dorë. "Ndaljen e mëtejshme të kryetarit Ramush Haradinaj në Francë, tashmë e tutje e konsideroj­më pengmarrje të pastër politike. Kryetari Haradinaj është ndaluar në Francë pas ndërhyrjes së Serbisë dhe në bashkëpuni­m me kundërshta­rët e Kosovës. Mbajtja e tij tashmë e dy muaj, nuk ka asnjë lidhje as me drejtësinë, as me të shkuarën e Haradinajt, por me qëndrimet e tij parimore në raport me zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën. Iu bëjmë me dije të gjithëve se Ramush Haradinaj nuk është vetëm dhe zvarritja e lirimit të tij, mund të prodhojë pasoja të rënda për paqen dhe stabilitet­in", thuhet në komunikatë­n e kësaj partie.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania