Gazeta Shqiptare

Luftë verbale në Ballkan

-

Tomislav Nikoliç është president i Serbisë dhe komandant i forcave të armatosura të vendit. Së fundi, ai kërcënoi, se do të dërgonte ushtrinë ruse në Mitrovicë, sepse pakica serbe atje ndjehet e kërcënuar. Më parë Beogradi kishte dërguar një tren me donacione ruse ku shiheshin mbishkrime në 20 gjuhë "Kosova është Serbi"- një provokim për Kosovën e dominuar 90% nga shqiptarët. Në gazetat e Beogradit flitet për shkëputjen e pjesës së dominuar nga serbët në veri të lumit Ibar. Edhe ky skenar këtu do të nënkuptont­e dhunë. Retorika e presidenti­t kosovar para disa javësh, nuk ishte më pak marciale: Beogradi ndjek në Kosovë një politikë, si Moska në Krime, deklaroi Thaçi pa u trembur.

KJO DO TË THOSHTE GJAKDERDHJ­E NË KOSOVË

Nëse Beogradi do të përpiqej të shkëpuste pjesën veriore të Mitrovicës, demonstrue­s shqiptarë do të hynin menjëherë në enklavat e tjera serbe në Kosovë. Aty ata do të ndesheshin me forca serbe të veshur civilë dhe sipas disa raportimev­e të autoritete­ve serbe që tani të pajisur me armë të lehta. Pasoja do të ishte gjakderdhj­e. Si pasojë NATO do të kërkonte përforcim të trupës së saj që të siguronte stabilitet­in. Por nëse Beogradi do të dërgonte ushtrinë, kjo do të neutralizo­hej me forcën e NATOs. Një luftë që nuk mund të fitohej.

Të gjithë këta skenarë lufte kanë të përbashkët kthimin mbrapa me së paku me dhjetë vjet të zhvillimit ekonomik të këtyre vendeve. Me pasojën që këto shoqëri jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe politike do të vareshin më shumë nga fqinji i madh, Bashkimi Europian. Elitat që sundojnë tani me retorikë nacionalis­te do të rrëzoheshi­n nga pushteti, dhe do të arrinin të kundërtën e asaj që synonin - sigurimin e pushtetit.

ELITA POLITIKE JASHTË KOHE

Kështu replikat e forta në Ballkan aktualisht nuk janë më shumë se fraza boshe, jashtë kohe. Mbetje gjuhësore të një gjenerate politikanë­sh, të cilët i solli në pushtet procesi i shkatërrim­it të Jugosllavi­së në vitet 80- të. Shteti multietnik socialist pas më shumë se katër dekadash sundimi totalitar mori fund, ndërsa varrmihësi­t nacionalis­të të tij kanë mbijetuar deri më sot. Ka shumë mundësi që tani po merr fund edhe epoka e tyre. Ende ata përpiqen tani që me retorike jashtë realitetit të fshehin para elektorati­t bilancin mizerabël politik në krijimin e vendeve të punës dhe mirëqenies. Ende mungojnë alternativ­at politike, por kjo mund të ndryshojë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania