Gazeta Shqiptare

Gjoka e Starova njëzëri: Barazimi ishte i drejtë

Trajneri i Kukësit ka peng shtyllën e Eminit, ndërsa golin e anuluar nuk e bën aspak dramë Dy trajnerët janë dakord me rezultatin e ndeshjes

-

Pas barazimit që Kukë si mori ndaj Partizan it ditën e djeshme, trajneri Ernest Gjoka për emisionin "Gol pas Goli" u shpreh i kënaqur, ndonëse mendon se mund të kishte marrë diçka më shumë. "Ndeshje shumë e mirë, i pati të gjitha komponentë­t e futbollit, ndaj deri diku jemi të kënaqur. Mendoj se sidomos në pjesën e dytë, nga minuta e 70- të deri në të 90- ën, krijuam raste e lojë dhe duhej të ishim më të qetë, sepse i kishim mundësitë të fitonim. Megjithatë, tensioni ishte i madh dhe rëndësia e takimit shumë e madhe. Goli i anuluar për pozicion jashtë loje i Eminit? Pak rëndësi ka tani nëse ishte apo jo pozicion jashtë loje, sepse nuk kthejmë dot gjë pas. Sulmi nuk ka probleme, kemi punuar mirë, edhe mesfusha krijoi shumë volum loje e raste, por është edhe çështje fati. Partizani ishte shumë i rrezikshëm në sulm, por zgjodhëm vetë që të mos përforcohe­shim në fazën mbrojtëse, duke rrezikuar. Nuk më interesont­e të mbroja barazimin, ndaj rrezikuam me shpresën se do të merrnim 3 pikët. Skënderbeu me pikë të barabarta? "Asnjë problem, kemi qenë edhe më parë pas Skënderbeu­t ose me pikë të barabarta. Ka ende shumë ndeshje, është herët për të parë renditjen." Duket se barazimi në fushën e Kukësit e ka kënaqur Sulejman Starovën. Pas ndeshjes, trajneri i Partizanit për emisionin "Gol pas Goli" u shpreh: "Ishte një ndeshje që i kishte të tria rezultatet. Ne i patëm rastet tona, ndërsa Kukësi na vuri në vështirësi sipas mënyrës së vet. Për mënyrën si shkoi loja, mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë. Problemet në mbrojtje? Mendoj se vjen si rezultat i terrenit, specifikës së ndeshjes dhe tensionit. Presioni i renditjes dhe nevoja për pikë bëjnë që të mos jemi plotësisht të qetë në prapavijë. Skemat i kishim përgatitur në mënyrë që lojtarët të ishin afër njëri- tjetrit, pasi kjo fushë ka përmasa më të vogla. Sot ( dje) ishte situatë e veçantë, nuk ishte e duhura për të vlerësuar. Të gjithë lojtarët janë stërvitur mirë dhe përpiqen të japin maksimumin".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania