Gazeta Shqiptare

MBYLLET 0- 0

Frika fiton në Tirana- Flamurtari

-

Dikur

konsideroh­ej një nga duelet me të forta dhe spektakola­re të futbollit shqiptar, sot një sfidë po aq e vagët sa atmosfera e krijuar nga një numër i vogël tifozësh në "Selman Stërmasi". Tirana dhe Flamurtari e përligjën etiketimin përballje- mbijetesë, duke ndarë nga një pikë pas një barazimi pa gola në ndeshjen përmbyllës­e të javës së 23- të të kategorisë superiore. Josa dhe Duro, dy trajnerë me stof kampioni, duhet të ngushëlloj­në apo të përgëzojnë njëri- tjetrin për një pikë mbijetese, që ndoshta në këtë rast i ka vlejtur më shumë Tiranës. Josa duhej të hidhte në fushë një formacion pa Hoxhallari­n, Merveil dhe Cisen, ndërsa Duro u besoi të njëjtëve emrave dhe rreshtimi që dështoi përballë Teutës në debutimin e tij te kuqezinjtë. Në pjesën e parë loja e bardhebluv­e ishte krejtësish­t apatike, me gabime të shumta në ndërtimin e manovrës sulmuese, aq sa në këtë pjesë nuk u regjistrua asnjë goditje drejt portës së Flamurtari­t. Nga ana tjetër, kuqezinjtë nuk bënë mjaftueshë­m me Danilo Alvesin dhe Galicin për të zhbllokuar rezultatin. E njëjta panoramë edhe në fillimin të pjesës së dytë, me Flamurtari­n që i afrohet me lehtësi zonës së Tiranës, por braziliani Alves nuk është në ditën e tij më të mirë. Tirana zgjohet në fund, por për mungesë eksperienc­ë para portës fillimisht Asion Daja, të cilit i ndërhyn në momentin e fundit Halilaj, dhe më pas Bajramah, nuk ditën t'i shfrytëzua­n rastet e krijuara. Pavarësish­t ritmit më të lartë nga të dyja kampet në minutat e fundit, rreshtat mbetën të paprekur deri në vërshëllim­ën e fundit të gjyqtarit maltez Gelnn Tonna, i cili pati fatin që vendimet e tij të mos kontestohe­shin nga futbollist­ët. Tirana pas këtij barazimi mbetet në vendin e pestë, me 28 pikë, një më pak se Luftëtari, ndërsa Flamurtari nuk arrin t'i largohet zonës së ftohtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania