Gazeta Shqiptare

Sadiku thyen Ajetin me një supergol

-

Paolo

Tramexani e kërkoi me ngulm në skuadër Armando Sadikun pasi mori drejtimin e Luganos, dhe kjo lëvizje duket se i ka rezultuar efikase. Sulmuesi shqiptar ia ka shpërblyer më së miri besimin, teksa vijon të shënojë rregullish­t. Ditën e djeshme Sadiku ishte heroi i Luganos në ndeshjen me St. Gallen, teksa i dha fitoren skuadrës së tij në këtë transfertë delikate. "Bomberi" kuqezi shënoi golin e vetëm të ndeshjes që u mbyll me shifrat 0- 1 në minutën e 66- të të ndeshjes. Ky ishte goli i tretë i Sadikut në katër ndeshje, të cilat i kanë dhënë 7 pikë skuadrës së Luganos, që ngjitet në vendin e 6- të, me 25 pikë. Ndërkohë në ndeshjen e sotme titullar ka qenë edhe Albian Ajeti për St. Gallen, i cili ditën e sotme ka pasur edhe ditëlindje­n, por Sadiku me golin e tij i ka prishur festën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania