Gazeta Shqiptare

U përplasën me policinë, procedohen dy tifozë të kuq

-

Nuk

ka kaluar pa masa momenti i tensionit në ndeshjen mes Kukësit dhe Partizanit, ku policia u përball me mbështetës­it e kuq. Dy prej tyre kanë përfunduar në listën e zezë të forcave të rendit, të cilat kanë nisur procedim penal ndaj tifozëve të Partizanit. A. M., 37 vjeç dhe E. C., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë, akuzohen për veprën "Shkatërrim të pronës", për akte vandalizmi gjatë ndeshjes Kukësi- Partizani. Sipas "Balkanweb", dy tifozët në fjalë, akuzohen se kanë thyer disa stola në stadiumin e Kukësit dhe xhamat e një automjeti jashtë tij. Dosja ka kaluar për procedim në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Kukës, ndërsa ata do të procedohen penalisht në gjendje të lirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania