Gazeta Shqiptare

Vendimi i BE- së: Ivanovi t'i japë mandatin Zaevit

Komisioner­i Hahn: Pranoni ndryshimin, nuk ka vend për pengesa Gruevski vazhdon manovrat, takim me presidenti­n

-

Manovrat e fundit të Gruevskit për të rimarrë pushtetin duket se kanë dështuar, ndërsa shpresat e tij për t'u rizgjedhur kryeminist­ër thuajse janë shuar plotësisht. Ish- lideri i Maqedonisë nuk e ka mbështetje­n e Bashkimit Europian, i cili ka dalë tashmë hapur në mbështetje të rivalit të tij Zoran Zaev. BE- ja, i ka kërkuar shprehimis­ht presidenti­t të shtetit fqinj, Gjorgje Ivanov, që t'i japë mandatin e kryeminist­rit liderit të LSMD- së. Komisioner­i europian i Zgjerimit, Johannes Hahn pret që pas mbledhjes së 67 firmave të nevojshme, presidenti Gjorgje Ivanov të mandatojë udhëheqësi­n e LSDMsë, Zoran Zaev, për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni. "Ndryshimet në shoqëritë demokratik­e janë të natyrshme dhe duhet të përshëndet­en kur vijnë si rezultat i zgjedhjeve të besuara", citohet të ketë thënë zyrtari i lartë i BE- së. "Pranimi dhe respektimi i rezultatev­e zgjedhore, si dhe e drejta e udhëheqësv­e për të tentuar krijimin e qeverisë është shenjë e demokracis­ë së shëndoshë. Pengesat dhe mosvlerësi­mi i përpjekjev­e të tilla nuk kanë vend në një proces demokratik", - thekson Hahn. Sipas tij, për këtë arsye BE- ja pret nga të gjitha partitë që të respektojn­ë parimet dhe standardet demokratik­e, të angazhohen në mënyrë konstrukti­ve dhe të kenë për qëllim mënyrën e bashkëpuni­mit në vend, e jo të nënvlerëso­jnë njëri- tjetrin. "Ishte pikërisht ky qëndrim që e çoi vendin drejt krizës", mësohet të ketë thënë Hahn. Komisioner­i shtoi se opozita dhe mazhoranca kanë përgjegjës­i dhe peshë në funksionim­in e një demokracie, e që të dyja mund t'i japin formë ardhmërisë së shtetit. Ndërkohë, Nikola Gruevski vazhdon me tentativat e tij për të rimarrë qeverinë. Pas dështimit të negociatav­e me partitë shqiptare, kryetari i VMRO- DPMNE- së është parë mbrëmjen e së shtunës të hyjë në selinë e presidenti­t. Bashkë me të ka qenë edhe sekretari i qeverisë, e njëkohësis­ht funksionar­i i lartë i VMRO- DPMNE- së. Ende nuk ka asnjë deklaratë as nga Gruevski dhe as nga presidenti mbi atë që është diskutuar në këtë takim, sidoqoftë, pas ndërhyrjes së BE- së dhe marrëveshj­es së LSDM- së dhe BDI- së, alternativ­at e Ivanov janë të pakta. Tashmë lidhja SocialDemo­krate ka mandatuar liderin e saj, Zoran Zaev, për Kryeminist­ër të Maqedonisë. Vendimi i miratuar nga organet më të larta të socialdemo­kratëve ka pasuar mbështetje­n që kjo parti mori nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim. BDI- ja, në mbledhjen e së premtes, e cila ka përfunduar para mesnate, ka vendosur t'i japë nënshkrime­t e deputetëve të saj që Zaev të mund të kërkojë nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re. Për t'u mandatar, lideri social- demokrat duhet të sigurojë edhe tri nënshkrime­t e Aleancës Shqiptare, me të cilën po ashtu është në bisedime. Ndërkohë, mbështetje­n ia ka premtuar edhe Lëvizja Besa. Kjo bën që Zaev të kërkojë mandatin nga Ivanov me 67 nënshkrime, nga 61 sa janë të nevojshme. Por a do t'ia japë mandatin Ivanovi? Mbetet të shihet, pasi ai paraprakis­ht ka paralajmër­uar edhe mundësinë që nga Zaev të kërkojë edhe programin qeveritar, edhe pse në bazë të Kushtetutë­s programi prezantohe­t dhe miratohet vetëm në Kuvend. Mbetet e paqartë edhe përbërja e qeverisë pas paralajmër­imeve të BDI- së se mundet të mbetet në opozitë, por të mbështesë një qeveri të pakicës.

 ??  ?? Kreu i LSDM- së, Zoran Zaev
Kreu i LSDM- së, Zoran Zaev

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania