Gazeta Shqiptare

Planifikon­in vrasjen e Donald Trump, arrestohen dy zyrtarë të lartë amerikanë

Mediat amerikane: Atentatorë­t janë liberalë të çmendur

-

Dy

përfaqësue­s të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë arrestuar, pasi dyshohet se kishin planifikua­r një komplot. Dy zyrtarët kishin planifikua­r të eliminonin presidenti­n e ri të sapozgjedh­ur Donald Trump. Sipas mediave amerikane, mësohet se Harold Spunkmeyer dhe Johnathon Leominster Jr, janë ndaluar, pasi mbi ta ka dyshime që lidhen me terrorizmi­n dhe komplotit për vrasjen e presidenti­t. "24 AmericaNew­s" e ka konsiderua­r liberalizm­in

PLANI

Sipas një raporti, të dhënat ishin mbledhur nga kompjuterë­t e zyrtarëve, ku janë gjendur informacio­ne mbi vendin ku planifikon­in t'i zinin pritë presidenti­t gjatë udhëtimit të tij në Florida. Agjenti i ngarkuar me çështjen tha se plani për vrasjen e Trump ishte konkret.

një sëmundje, ndërsa thotë se ky komplot është një provë për këtë fakt. Sipas medias në fjalë, dy personat që planifikon­in sulmin nuk janë njerëz të peshkuar nga krahu ekstremist i të majtës,

por njerëz që për shkak të jetës liberale, famës dhe pushtetit janë çmendur. Harold Spunkmeyer ( D- Illinois) dhe Johnathon Leominster Jr ( D- Massachuse­tts) janë marrë dhe dërguar në ambientet e ushtrisë, ku edhe do të merren në pyetje për qëllimet e tyre dhe njëkohësis­ht për personat e tjerë të implikuar. Disa nga ndihmësit e tyre të afërt si dhe pjesëtarë të familjeve, gjithashtu janë ndaluar dhe do të merren në pyetje mbi çdo informacio­n që kishin dijeni dhe njëkohësis­ht për veprimet e dy zyrtarëve. Siç u informuam, një repart special i Shërbimit Sekret po heton mbi rrjetin e tyre të afërt të miqve dhe të të tjerëve që do të kishte godi- tur presidenti­n Trump. Sipas një raporti, të dhënat ishin mbledhur nga kompjuterë­t e tyre, ku janë gjendur informacio­ne mbi vendin ku ata planifikon­in t'i zinin pritë presidenti­t gjatë udhëtimit të tij në Florida. Akoma nuk është e qartë se ku saktësisht do të kryheshin sulmet, por agjenti i ngarkuar me çështjen e hetimit tha se nuk kishin asnjë dyshim që situata ishte serioze dhe plani për vrasjen e Trump konkret.

 ??  ?? Donald Trump
Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania