Gazeta Shqiptare

KONFLIKTI BOSNJË- SERBI

Sarajeva, padi në Hagë për krimet e luftës

-

Sarajeva

ka bërë gati padinë kundër Serbisë për rishikim të rolit të saj në luftë. Një pjesë e politikës në Bosnjë beson se ka të drejtë, pasi ka fakte të reja. Por serbët e Bosnjës mendojnë se kjo është vetëm një urrejtje që rrënon marrëdhëni­et. Reagimet e Serbisë dhe serbëve kanë qenë të ashpra. Banja Luka, kryeqendra e serbëve të Bosnjës, ka përgatitur një ekip ekspertësh kundër padisë së shtetit të tyre. "Serbia, nën udhëheqjen e Vuçiç dhe Nikoliç po shfaqet si një vend i stabilitet­it në rajon. Kjo është një përpjekje për ta vënë në pikëpyetje pozitën e saj", - tha Milorad Dodik, President i "Republikës Serbe". Nemanja Stepanoviç ka vëzhguar gjykimet ndërkombët­are në Hagë. Ai thotë se kjo situatë tregon se gjërat nuk kanë lëvizur shumë që nga fillimi i paqes. "Nuk e dimë se çfarë dëshmish të reja ka. Është keq për viktimat e Srebrenicë­s nëse nuk ka dëshmi, pasi Gjykata nuk kërkon çfarëdollo­j dëshmie, por ato vendimtare për të ndryshuar një vendim", - tha Nemanja Stepanoviç, nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania