Gazeta Shqiptare

Përpjekjet e fundit të Nikola Gruevskit

-

VMRO- DPMNE- ja, partia që ka mbajtur pushtetin në Maqedoni për dhjetë vjet, ka ftuar të gjitha organet partiake nëpër qytete për mobilizim në mbrojtje të, siç thuhet, Kushtetutë­s dhe karakterit unitar të shtetit. Në shumë qytete ka pasur tubime, ku ithtarë të partisë së Nikolla Gruevskit kanë kundërshtu­ar ashpër marrëveshj­en mes LSDM- së dhe BDI- së lidhur me draft- ligjin për gjuhën shqipe. Protesta janë paralajmër­uar edhe në ditët e ardhshme. Njohësit e çështjeve politike thonë se gjendja mund të përkeqësoh­et, pasi, sipas tyre, qëllimi i Gruevskit më tepër është mbrojtja e vetes dhe njerëzve të afërt rreth tij, sesa kundërshti­mi i gjuhës shqipe. Pero Dimshoski, ish- zyrtar i qeverisë, ka thënë për "Radion Evropa e Lirë" se VMRO- DPMNE- ja kompromise të ngjashme me BDI- në ka bërë edhe në të kaluarën, si për gjuhën, mënyrën e funksionim­it të qeverisë, mbylljen e rasteve të Hagës e shumë çështje të tjera, por asnjëherë nuk e ka ngritur zërin si tani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania