Gazeta Shqiptare

Armando Prenga: Lë mandatin për qetësinë time e të familjes

Ish- deputeti i dërgon letër kreut të Kuvendit. KQZ mbyll diskutimin "Të ulëta e të padrejta, shpifjet e opozitës"

-

Deputeti Armando Prenga dha dorëheqjen nga mandati i tij përpara se këtë vendim ta merrte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në një letër që Prenga i kishte dërguar kreut të Kuvendit, Ilir Meta qysh në datën 25 shkurt, ai deklaron se këtë dorëheqje e jep për hir të "qetësisë familjare", edhe pse ligji i dekriminal­izimit nuk e detyron. "I nderuar, z. kryetar. Duke ju shprehur konsiderat­ën dhe falënderim­et për bashkëpuni­min e deritanish­ëm, më lejoni që nëpërmjet kësaj letre të paraqes dorëheqjen time nga mandati i deputetit të Partisë Socialiste, në Qarkun Lezhë", thuhet në nisje të letrës së deputetit Prenga. "Kjo kërkesë është mbështetur në përcaktime­t e nenit, 71, pika 2, germa ' b' e Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, sipas së cilës mandati i deputetit mbaron, ndër të tjera, dhe kur deputeti heq dorë prej tij. Bazuar në nenin 164 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton se në rast të ndërprerje­s së mandatit të deputetit, Kuvendi njofton KQZ për krijimin e vakancës, lutemi nga ana juaj vënien e procedurav­e për këtë qëllim", kërkon Prenga në letër. Por, shton ai "dëshiroj t'ju informoj ju z. kryetar, por edhe opinionin publik se, ligji nr. 138/ 2015 ' Për garantimin e integritet­it të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike', në asnjë dispozitë të tij nuk parashikon ndërprerje të mandatit të të zgjedhurve për një dënim me gjobë, siç është edhe rasti im. Por, për qetës- Kryetari

i grupit par lamentar të PS- së, Gramoz Ruçi u kërkoi dje deputetëve të kësaj partie të mos largohen jashtë Tiranës të enjteve, kur zhvillohet seanca e Parlamenti­t. Për më tepër, deputetët këtë nuk duhet ta bëjnë të paktën derisa të mbarojë protesta e opozitës. Burimet nga mbledhja e grupit parlamenta­r të PS- së bënë me dije dje, se në mbledhjen ku mungoi kryeminist­ri Edi Rama, Ruçi është shprehur: "Nuk ka rëndësi nëse janë takime personale, apo jeni pjesë e ndonjë delegacion­i. Nuk prishen takimet dhe samitet jashtë shtetit nëse nuk shkoni ju. Seancën e kaluar rrezikuam votimin. Kishte deputetë në sallë që s'e kishin mendjen as me shtyp butonin e prezencës". Ka qenë deputeti Paulin Sterkaj, i cili ka vënë në dukje se në seancë mungoi edhe LSI- ja. Por përgjigjen ia ka kthyer kryetari i grupit, Ruçi, sipas të cilit, ky nuk ishte justifikim, pasi nga grupi i PS- së munguan

8 deputetë. Diskutime në mbledhjen e grupit pati dje edhe për një nga ligjet që ka të bëjë me transporti­n e nxënësve nëpër fshatra. Deputeti Pjerin Ndreu kërkoi ndry-

shime në ligjin e qeverisë për të lehtësuar kriteret për tipat e makinave që duhet të transporto­jnë nxënësit e mësuesit. Edhe deputeti i Vlorës, Fatmir Toçi ngriti shqetësimi­n e

transporti­t të fëmijëve në fshatra të zonës së tij. Ndërsa ministrja për Parlamenti­n, Ermonela Felaj tha se kjo ka të bëjë me tenderat që organizohe­n nga bashkitë.

"Nuk mund të vazhdojmë të lejojmë diçka që tashmë nuk ekziston. Është bërë fakt i kryer dhe çështja pushohet", tha kryetari i KQZ- së.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e letrës së dorëheqjes së Armando Prengës
Faksimile e letrës së dorëheqjes së Armando Prengës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania