Gazeta Shqiptare

Reforma, Rama: Opozita mbron gjyqtarët e korruptuar

Vetingu, kryeminist­ri: PD nuk shfrytëzon mundësinë që i jep Kushtetuta "Po bllokojnë qëllimisht vetingun"

-

Kryeminist­ri Edi Rama akuzoi dje në Kuvend se opozita po mbron interesat e gjyqtarëve të korruptuar, duke bllokuar procesin e vetingut. Sipas tij, opozita e ka braktisur Parlamenti­n dhe ka zbritur në çadrën e protestës vetëm me një qëllim, bllokimin e reformës në drejtësi. Sipas Ramës, PD- në dhe gjyqësorin i lidh mëkati. "Ata nuk e duan vetingun, sepse lidhjet e tyre me pushtetin gjyqësor janë lidhje në mëkat. Humbja e tyre është ekspozim përballë mëkateve. S'ka asnjë mundësi tjetër për të arsyetuar këtë mungesë, kur e gjithë retorika e tyre lidhet me krimin, drogën dhe për të arsyetuar faktin që ata po humbasin mundësinë që kanë për të përzgjedhu­r 50% të anëtarëve të komisionev­e të vetingut. Nuk e shfrytëzoj­në mundësinë që iu ka dhënë Kushtetuta. Kush i përjashtoi dhe kush i detyroi të thonë jo? Lufta kundër krimit dhe drogës thonë ata s'kanë lidhje me drogën, krimin, gjykatat e prokurorët, s'ka lidhje me vetingun, por ka lidhje me qeverinë. Ku ka lidhje?", deklaroi Rama. Në një situatë të tillë, z. Rama siguroi se mazhoranca është e vendosur t'i hapë rrugë vetingut, ndonëse opozita prej dy javësh mungon në Parlament, por e ka zhvendosur atë të fundit në çadrën e protestës, shndërruar tashmë sipas demokratëv­e, në Parlamenti­n e qytetarëve. Për kryeminist­rin, pallati i drejtësisë duhet të pastrohet sa më parë, si e vetmja mundësi për t'u hapur rrugë reformave dhe zhvillimit ekonomik të vendit. "Këtë aleancë nuk e lëkund asnjë gozhdë. Jemi të vendosur. 90% e shqiptarëv­e e duan vetingun. Reforma dhe vetingu janë kyçe në funksion të ekonomisë dhe punësimit. Nëse siguria juridike nuk është 100%, nuk ka asnjë grup investitor­ësh që vjen të investojë 1 mln dollarë në turizëm, për komplekse me 5 yje. Vetëm vetingu u hap rrugë këtyre investimev­e. Vetingu bën një ndarje me thikë brenda për brenda sistemit të drejtësisë. Kush përzihet në krime, jep llogari për krimet. Kush kalon testin, të shërbejë në bazë të Kushtetutë­s dhe Z. Rama iu përgjigj deputetit Ben Blushi me vendosmëri­në për të çuar më para reformat, sidomos atë në drejtësi. Duke iu referuar shprehjes së Blushit "O burra, o trima, hoqët gozhdën, ngeli vrima", Rama tha se këtë vendosmëri nuk e lëkund dot "as një gozhdë dhe as një vrimë".

ligjeve", theksoi kreu i qeverisë. Z. Rama shprehu një qëndrim edhe për deklaratat e bëra nga opozita në ditët e protestës. "Janë konsum i kohës dhe mënyrë për të siguruar një vend pune këtu në Parlament", tha Rama. Gjatë fjalës së tij në Parlament, kreu i qeverisë foli edhe protestën e banorëve të Zharrëzës, që sipas tij u përdor nga segmente me

interesa politike. "Përtej retorikave dhe shfaqjeve, që janë qëllime të ulëta, problemin e trajtoi kjo qeveri. Kjo qeveri që ndaloi injektimet e ujit teknologji­k që fundvitin e shkuar, sapo u shfaq problemi. Aty nuk ka që nga fundviti i shkuar injektime. Disa tutorë politikë dhe aktivistë me demek, që vijnë nga skandali i korrupsion­it dhe zullumeve në in- dustrinë e naftës, morën peng atje 7 vetë dhe nuk i linin të iknin. Mua më thoshin fol me avokatin e tyre. Me kë avokat? Avokatin tutor që i mori zvarrë deri në Tiranë? Ishte një mizanskenë e ngritur mbi një hall të madh dhe me njerëz me plot të drejtë të dëshpëruar", tha z. Rama. Por, zgjidhja që iu dha për dëmshpërbl­im me vendim të Këshillit të Ministrave, kryeminist­ri deklaroi se është zgjidhja që vetëm një qeveri si ajo që ai drejton e një aleancë si kjo që po qeveris, mund t'ua japë qytetarëve që sipas tij, mirënjohje­n do ta dëshmojnë me votën e 18 qershorit.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania