Gazeta Shqiptare

Incidenti, Basha: Toskë e gegë, bashkë deri në fitore

Denoncimi me prova i pushtetarë­ve, kreu i PD: S'ka parlament pa qeveri teknike "Mogherini, axhendë me krerët e grupeve"

-

Demokratët denon cuan dje me fakte pushtetarë­t e majtë të lidhur me krimin dhe korrupsion­in. Në "Çadrën e Lirisë" mbrëmë u denoncuan disa kryebashki­akë, deputetë, ministra socialistë apo funksionar­e të LSI- së, fotot e të cilëve u vendosën para protestues­ve, ndërkohë që Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji lexoi akuzat që janë ngritur mbi ta. Pas tij, kreu i PD- së, Lulzim Basha i kërkoi kryeminist­rit Edi Rama që të distancohe­t publikisht nga provokimi në çadrën e opozitës. Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëv­e, gegë dhe toskë, që të bashkohen për fitoren kundër krimit dhe korrupsion­it qeveritar. Duke deklaruar se nuk komentonte pamjen e jashtme të gruas në fjalë, Basha thotë se atë e solli Edi Rama për të hedhur farën e përçarjes kombëtare. "I kërkoj Edi Ramës të distancohe­t me provokimin kombëtar me urdhër të tij në këtë tendë paradite. E di se shumë prej jush jeni marrë me fotografit­ë e kësaj gruaje që ishte këtu. Pamjen e saj të jashtme nuk dua ta komentoj, folën disa fotografi. Nuk ka rëndësi ku e gjeti Edi Rama atë grua. E tmerrshme është që gjeti atë grua, për ta hedhur këtu në këtë shesh të lirisë farën e përçarjen kombëtare. Sa prej jush këtu në këtë sallë jeni me origjinë apo vini nga jugu i Shqipërisë? Toskë e gegë bashkë, në këtë betejë deri në fitore. Edi Rama, hiq dorë nga përçarja. Distancohu nga thirrja e provokator­es tënde në këtë çadër, distancohu ose mbaj përgjegjës­i para shqiptarëv­e si përçarës i kombit. Shqiptarët nuk ta falin. Streha e fundit e krimit, e maskarallë­kut është patriotizm­i i rremë, por po kështu paska edhe një strehë tjetër kur i fryn përçarjes kombëtare, sepse nuk ke kurajën të ballafaqoh­esh me qytetarët e bashkuar shqiptarë që kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes largimit të kësaj qeverie", - deklaroi kreu i PD- së. Z. Basha bëri të qartë se, përkundër atyre që thonë mediat dhe kanalet që ai i quajti qeveritare, mbështetja ndërkombët­are për protestën ishte më e madhe se kurrë. "Asnjë faktor kombëtar dhe ndërkombët­ar nuk mund veçse të bashkohet me këtë kauzë të madhe dhe të japë mbështetje maksimale. Antenat dhe kanalet e stacioneve qeveritare, që janë pjesë e vjedhjes masive që u bëhet shqiptarëv­e, përhapin lajme false. Mbështetja ndërkombët­are për zgjedhje të lira dhe të ndershme kurrë nuk ka qenë më e madhe se sot", - u shpreh z. Basha. Kreu i PDsë pranoi dje se përfaqësue­sja e lartë e Bashkimit Evropian nuk ka në axhendë një takim me të. I pyetur në "Opinion" se përse Federica Mogherini ka shmangur një takim me Lulzim Bashën, ky i fundit tha se turi i saj ballkanik ka një format ndryshe. "Qarqet qeveritare dhe media pranë tyre po mashtrojnë. E vërteta është se Mogherini ka parashikua­r takime me krerët e grupeve parlamenta­re. Ky është formati që ka zgjedhur", - tha z. Basha. Ai deklaroi se nuk do ketë kthim në parlament, përderisa parlamenti është pjesë e krimit dhe rrënimit. Basha theksoi se, sa kohë që kjo çështje nuk zgjidhet dhe sa kohë që qeveria është bërë njësh me krimin, si dhe nuk i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, PD- ja nuk kthehet në parlament. Në lidhje me votimin e ligjit të vetingut, kreu i PD- së theksoi se ai nuk do të votohet nëse nuk realizohet një qeveri teknike. "Ligji i vetingut do të votohet vetëm në rastin kur do të hapet rruga për një qeveri teknike, si garanci për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme", - tha z. Basha.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha dje në çadrën e lirisë
Kreu i PD- së, Lulzim Basha dje në çadrën e lirisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania