Gazeta Shqiptare

Taksa e shtëpisë, formulari që do të plotësojë çdo qytetar

Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë do të mbledhë të dhënat për sipërfaqet dhe vitet e ndërtimit Adresari i ri, Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave përpunojnë të dhënat

- Ornela Manjani

Vjelja e taksës së bane save bashkë me faturën e energjisë elektrike do të aplikohet pas vetëdeklar­imit të çdo abonenti të OSHEE- së në lidhje me sipërfaqen e shtëpisë, shtesën ( në rast se ka) dhe vitin e ndërtimit të saj. Çdo qytetar do të jetë i detyruar të plotësojë të dhënat në formularin do t'i vihet në dispozicio­n nga punonjësit e OSHEE- së. Të dhënat do të jenë pjesë e Adresarit, që Ministria e Brendshme është duke azhurnuar në bashkëpuni­m me Operatorin e Shpërndarj­es. Grumbullim­i i të dhënave do të prodhojë edhe informacio­nin mbi sipërfaqet e banesave në të gjithë vendin, të cilat më pas Ministria e Financave do t'i përdorë për qëllime taksimi, ku me formulën e re të pritshme, taksa mbi pronën do paguhet mbi vlerën e tregut dhe jo me kuotë fikse. Ministria e Financave ka nënshkruar për këtë qëllim një memorandum me OSHEE- në për ndarjen e bazës së të dhënave. "Censusi" i OSHEE- së dhe Ministrisë së Brendshme për Adresarin e ri të apartament­eve është duke u aplikuar. Është duke u plotësuar një formular nga zotëruesit e apartament­eve në të gjithë vendin, i cili ka për qëllim të evidentojë të dhëna në lidhje me vendndodhj­en e objektit, të dhëna për kryefamilj­arin, të dhëna për NIPT- in nëse ka biznes. Gjithashtu, formulari kërkon të plotësohen të dhënat në lidhje me sipërfaqen e banesës dhe pronarin real të objektit.

FORMULARI

Në formular, i cili publikohet nga "Gazeta Shqiptare", kërkohet të plotësohen të dhëna të detajuara në lidhje me stacionin e kontratave të energjisë dhe të ujit. Për energjinë kërkohet nëse keni matës apo jo dhe nëse keni kontratë me OSHEE- në. Të njëjtat të dhëna do të kërkohen edhe për ujësjellës- kanalizime­t. Këto të dhëna, pasi të grumbulloh­en nga kompanitë që ndodhen në terren, do të përdoren nga qeveria edhe për qëllim të kadastrës fiskale, që synon të vërë një tatim mbi pronën në bazë të vlerës së tregut, dhe jo një kuotë fikse siç aplikohet tani. Do të pilotohet taksimi i pasurisë sipas kësaj formule në qytetet e Tiranës, Durrësit, Korçës dhe Fierit, e më pas projekti do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Ministri i Financave, në një prononcim ka pohuar se taksa e re e pronës do të vilet nëpërmjet faturave të energjisë. Ligji i ri i tatimit mbi pronën do të shkojë në parlament gjatë muajit shtator.

TAKSA

Taksa e shtëpisë që aplikohet e ndarë në dy fasha, ndërtimet para vitit 1993 dhe ato pas tij, do të paguhet me faturat e energjisë elektrike dhe të ujit. Fondi Monetar Ndërkombët­ar i lë detyrë qeverisë shqiptare të aplikojë sa më parë në të gjithë vendin mbledhjen e taksës mbi pronën me faturat mujore të dritave dhe ujit.

 ??  ?? Formulari që do plotësojë OSHEE shtëpi më shtëpi
Formulari që do plotësojë OSHEE shtëpi më shtëpi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania