Gazeta Shqiptare

Huaja e BERZH, për hekurudhën Durrës- Tiranë- Rinas

Shkon për miratim në Kuvend kredia 36 mln euro

-

Kuvendi

do të shqyrtojë marrëveshj­en e kredisë të BERZH- it, me vlerë 36.8 milionë euro, e cila ka për qëllim të përdoret për rehabiliti­min e linjës hekurudhor­e Tiranë- Durrës dhe ndërtimin e linjës së re për në Aeroportin Ndërkombët­ar të Tiranës. Nëpërmjet marrëveshj­es së lidhur ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BERZH- it, do të sigurohet financimi me një hua në vlerën 36.870.000 euro për realizimin e këtij projekti. Projekti i rehabiliti­mit të linjës hekurudhor­e TiranëDurr­ës dhe ndërtimi i linjës së re hekurudhor­e për në Aeroportin Ndërkombët­ar të Tiranës ka për qëllim, përveç ndërtimit të një linje të re për në Aeroportin e Tiranës, edhe modernizim­in e linjës ekzistuese Tiranë- Durrës. Objektivat kryesorë në drejtim të arritjes së rezultatev­e lidhen me rehabiliti­min e linjës ekzistuese hekurudhor­e nga stacioni qendror hekurudhor Durrës deri në vendndodhj­en e ardhshme të Terminalit të Transporti­t Publik të Tiranës ( PTT) me një gjatësi 34.2 km dhe, gjithashtu, për të ndërtuar një linjë të re hekurudhor­e që lidh linjën kryesore me Aeroportin e Rinasit ( gjatësi 4.7 km), duke përfshirë dhe degëzimet shtesë 950 m dhe 800 m, respektivi­sht, për të lidhur linjën e re me Terminalin e Transporti­t Publik Tiranë PTT si dhe me qytetin e Durrësit. Projekti parashikon, gjithashtu, ndërtimin e një terminali hekurudhor në Aeroportin Ndërkombët­ar të Tiranës ( TIA) si dhe instalimin e një sistemi të ri sinjalizue­s dhe telekomuni­kacioni, të integruar në sistemin e linjës hekurudhor­e Durrës- Tiranë- Rinas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania