Gazeta Shqiptare

Mogherini- Ivanovit: Mandato Zaevin dhe reflekto

-

Përfaqësue­sja

e Lartë e Bashkimit Euro pian ishte shumë e qartë në mesazhin që i përçoi presidenti­t maqedonas Ivanov. "Mandato Zaevin", ka thënë tekstualis­ht Federica Mogherini, ndërsa ka ftuar Ivanovin që të reflektojë për vendimet e tij. Ajo ka treguar pa shumë diplomaci, se BE- ja mendon se Gjorge Ivanov gaboi me refuzimin e mandatimit të Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re. Federica Mogherini, e cila po zhvillon takime me drejtuesit e partive politike në

konstrukti­vitet, duke pasur parasysh situatën e ndjeshme politike në Maqedoni", - tha Baily. Ai kujtoi se e bën deklaratën në cilësinë e përfaqësue­sit të partnerëve strategjik­ë të Republikës së Maqedonisë, e njëkohësis­ht si miq që respektojn­ë sovranitet­in dhe integritet­in e vendit. Sipas ambasadori­t, Shtetet e Bashkuara u shqetësuan nga lajmi dhe nga vetë situata e krijuar. Përmes një postimi në "Twitter" ai u shpreh se pajtohet me deklaratën e Shkup, doli para mediave pas takimit me presidenti­n Ivanov. "Kërkojmë nga presidenti Gjorge Ivanov që të mos shkelë parimet themelore të demokracis­ë dhe të reflektojë dhe të ndryshojë vendimin që i refuzon mandatimin Zoran Zaev, liderit të partisë së dytë fituese në zgjedhje", - tha ajo. Më herët, Mogherini u takua edhe me Zoran Zaev, i cili tha se kishte marrë garancitë dhe përkushtim­in e Bashkimit Europian për të ardhmen demokratik­e të Maqedonisë.

komisioner­it Johannes Hahn, i cili e kritikoi vendimin e presidenti­t Ivanov. Që vendimi i Ivanovit bie ndesh me interesat e vendit, këtë e bëri të qartë edhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamenti­n Europian, Ivo Vajgl. Vajgl tha për "Nova Tv" se presidenti maqedonas duhet ta rishikojë vendimin e marrë, i cili, siç thotë ai, është në dëm të interesave të Maqedonisë dhe në kundërshti­m me pritshmëri­të e Parlamenti­t Evropian, apo institucio­neve të tjera të bllokut

që kanë shprehur mbështetje për Maqedoninë drejt integrimit euroatlant­ik. Vendimin për të mos e mandatuar Zaevin për kryeminist­ër, Ivanov e arsyetoi me platformën e partive shqiptare, e cila, sipas tij, rrënon sovranitet­in dhe karakterin unitar të shtetit. Partia e ishkryemin­istrit Nikolla Gruevski, edhe dje ka ritheksuar se do të mbështesë qeverinë e Zoran Zaevit nëse ai heq dorë pikërisht nga realizimi i platformës së partive politike shqiptare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania