Gazeta Shqiptare

Ali Ahmeti: Ivanov rrezikon përplasje etnike

Pas takimit me Mogherinin, kreu i BDI- së zbut tonet: Prioritet, sundimi i së drejtës dhe shteti ligjor "Synojmë përmbyllje­n e Marrëveshj­es së Ohrit"

- Gerilina Kodheli

Refuzimi i presidenti­t maqedonas, Gjorge Ivanov për të pranuar platformën e shqiptarëv­e dhe "zyrtarizim­in" e gjuhës shqipe ka irrituar jo pak situatën në shtetin fqinj. Vendimi i tij, jo vetëm që thelloi krizën politike në vend, por edhe nxiti "urrejtjen" mes maqedonasv­e dhe shqiptarëv­e. Të tillë e ka interpretu­ar edhe kryetari i BDIsë, partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, i cili e ka paralajmër­uar presidenti­n Ivanov se rrezikon një përplasje ndëretnike. Sipas Ahmetit, vendimi i presidenti­t për të bllokuar formimin e qeverisë mes BDIsë dhe LSMD- së vetëm për të mos pranuar barazinë e gjuhës shqipe mund të çojë në përplasje ndëretnike. Më tej, kreu i BDI- së ka rrëzuar akuzat e Gjorge Ivanov dhe Gruevskit, teksa ka shpjeguar se platforma për gjuhën shqipe është hartuar mes partive shqiptare në Shkup dhe është pjesë e programeve të tyre elektorale, ndaj Tirana zyrtare nuk ka asnjë lidhje me këtë. "Qysh para zgjedhjeve të vitit të kaluar, ftova partitë opozitare shqiptare që të bashkohen, në mënyrë që mos të humbasin shqiptarët nga përçarja e madhe e votave. Kjo nuk ndodhi dhe shqiptarët humbën 9 mandate deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë. Më pas, si fitues i zgjedhjeve dhe drejtues i partisë më të madhe shqiptare, kam ftuar partitë parlamenta­re shqiptare në takim të përbashkët në Shkup për të bashkërend­uar axhendën tonë për rrumbullak­ësim të Marrëveshj­es së Ohrit dhe arritjen e barazisë", - ka thënë Ahmeti. Më tej ai ka shpjeguar se në këtë takim në Shkup, shqiptarët arritën të harmonizoj­në qëndrimet rreth pritshmëri­ve të tyre, dhe këtë e ka thënë në çdo prononcim publik. "Deklara- ta e përbashkët e partive parlamenta­re shqiptare të Maqedonisë është dakorduar dhe shkruar në Shkup, dhe për bazë ka programet zgjedhore të të gjithë garuesve shqiptarë në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Partitë shqiptare nuk ishin shkas për krizën sistemore në vend dhe, duke pasur këtë parasysh, ftoj partitë politike shqiptare që të përmbahen nga të shndërruar­it të krizës sistemore dhe brendaetni­ke në një përplasje ndëretnike midis dy komunitete­ve shumicë të këtij vendi", - pohon kreu i BDI- së në deklaratën e tij. Ali Ahmeti ka ftuar gjithashtu partitë politike maqedonase që të përmbahen në shprehjen e pakënaqësi­së së tyre nga implikimi i elementit ndëretnik për arsye të ndjeshmëri­së së shoqërisë së tyre. "Juve të Kreu i BDI- së, ka hedhur poshtë akuzat e presidenti­t Gjorge Ivanov dhe të Gruevskit se platforma e paraqitur nga partitë shqiptare në Maqedoni është hartuar në Tiranë. Ai ka thënë se takimi i partive shqiptare është kryer në Shkup me dëshirën për të zbatuar Marrëveshj­en e Ohrit.

nderuar qytetar, ju ftoj që të ruani gjakftohtë­sinë dhe të mos lejojmë që asnjëri nga ne të bjerë pre e skenarëve dashakeqë që kanë origjinë adresa të dyshimta për ne. Ky është një problem politik dhe partitë politike si dhe institucio­net e vendit do të gjejnë zgjidhjen më të mirë për qytetarët, por ndërkohë, të besojmë bashkërish­t të vërtetën e jo trillimin", - u shpreh ai. Por, qëndrimi i kryetarit të BDI- së pati tone të tjera pas takimit me përfaqësue­sen e lartë e BE- së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Ali Ahmeti ka theksuar se kriza institucio­nale nuk guxon të kthehet në krizë ndëretnike. Ai tha se në këto 16 vite kanë punuar bashkë me BE- në, NATO- n dhe Shtetet e Bashkuara, ndaj dhe çdo arritje është e përbashkët. "Ne kemi qenë, jemi dhe do mbetemi partnerë të komuniteti­t ndërkombët­ar. Kriza institucio­nale dhe ajo e sistemit nuk guxon të kthehet në krizë ndëretnike. Ne do të mbetemi të përkushtua­r për të arritur një zgjidhje politike", - ka thënë Ahmeti në deklaratën e tij të dytë. Kryetari i BDI- së shtoi se prioritete mbeten sundimi i së drejtës, shteti ligjor, institucio­net e besueshme, përmbyllja e Marrëveshj­es së Ohrit, marrëdhëni­et e mira ndëretnike dhe ndërfqinjë­sore, si dhe integrimi në NATO dhe BE.

 ??  ??
 ??  ?? Ali Ahmeti
Ali Ahmeti
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania